Vuani nga bajamet?JA KUR DUHEN HEQUR

Bajamet kanë funksion mbrojtës shumë të rëndësishëm në organizëm, por nëse ato shpesh janë të pezmatuara, mund të jenë një rrezik serioz për organizmin dhe duhen hequr.

Kirurgjia e bajameve (tonsilektomia) është operacioni më i zakonshëm në otorinolaringologji. Për këtë arsye, teknikat gjatë dekadave kanë evoluar aq shumë sa që tani është një operacion i sigurt.

Por, kur duhen hequr ato?

Indikacion i heqjes së bajameve janë infeksionet e përsëritura të tyre 4 – 5 herë në vit, abscesi peritonsillar (grumbullimi i qelbit në hapësirën peritonsillare), era e keqe e gojës dhe kur dyshohet për sëmundje malinje.

Për më tepër informacion apo për të rezervuar një konsultë me Dr. Massimiliano Del Ninno, telefononi tani në numrat që ilustrohen në vijim.

📲+355 682053180 / +355 42390500

📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë

🌐www.salus.al