Trajtimi Kirurgjikal i Frakturave

Fraktura është thyerje e një kocke. Frakturat shpesh ndodhin për shkak të traumave që shkaktohen nga lezione sportive, aksidente rrugore dhe rrëzim. Por, mund të shkaktohen edhe nga pamjaftueshmëria e densitetit të kockës, osteoporoza apo patologji të bazuara në dobësimin e kockave.

🔹Në rastet kur dyshoni për një frakturë duhet të kërkoni patjetër ndihmën mjekësore. Në disa raste mund të jetë e nevojshme edhe ndërhyrja kirurgjikale.

🔹Mes simptomave më të zakonshme të frakturave janë dhimbja, ënjtja dhe deformimi. Thyerja e kockës në përgjithësi kalon në këto faza:

-Në fillim dëgjohet një zhurmë karakteristike në momentin që verifikohet trauma dhe më pas shfaqet ënjtja dhe dhimbja në zonën e dëmtuar.

-Dhimbja rritet në rast presioni apo prekjeje. Pjesa e dëmtuar mund të duket e deformuar, ndërsa në rastet e thyerjeve të rënda kocka del nga lëkura (fraktura e ekspozuar).

-Për shkak të gjendjes së shok-ut nga fraktura mund të ketë marrje mendsh, gjendje të fikëti dhe të vjella.

👨‍⚕️Prof. Dr. Vincenzo Di Placido është mjek ortoped italian i specializuar në ndërhyrje artroskopike të gjurit, shpatullës, në ndërhyrje protezike të gjurit dhe protezë koksofemorale e ortopedi sportive.
-Prof. Dr. Di Placido ka kryer mbi 3000 ndërhyrje kirurgjikale protezike dhe mbi 2500 ndërhyrje kirurgjikale artroskopike ortopedike.

📥Për të rezervuar konsultën ose për më tepër informacion na shkruani ose kontaktoni në numrat e telefonit:
📲+355 682053180 / +355 42390500

📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al

➕𝐒𝐚𝐥𝐮𝐬, 𝐬𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐲𝐭