Prolapsi genital

Prolapsi genital ështe zbritja e organeve genitale nga pelvisi në nivele të ndryshme të vaginës ose jashtë saj. Ndodh kur muskujt ose ligamentet e dyshemesë pelvike dobësohen ose dëmtohen. Frekuenca është e njejtë në çdo vend të botës.

🔹Etiologjia:
• Lindjet e vështira, traumatike, të zgjatura, me fëmijë me peshë të madhe etj.
• Obeziteti.
• Menopauza.
• Fibromiomat dhe tumoret pelvike.
• SPOK.
• Tërheqje peshash, sforcime me rritje të presionit intra-abdominal.
• Kolagenozat-Ehlers-Danlos, Sindromi Marfan.
• Distrofitë muskulore-skleroza multiple.
• Kirurgji të mëparshme pelvike.

🔹Simptomat:
• ndjesi presioni, rëndimit në vaginë.
• Sekrecione të shtuara vaginale.
• Infeksione të shpeshta urinare.
• Disuri, miksione imperative, inkontinencë urinare.
• Dispareuni.

🔹Diagnoza:
• Vizita gjinekologjike përcakton llojin e prolapsit, gradën e tij dhe komplikacionet.
• Imazheria.
• Laboratori në prolapset e komplikuara.

🔹Parandalimi:
• Dietë e balancuar.
• Ushtrime fizike dhe ushtrimet e KEGEL.
• Ndalimi i duhanpirjes.
• Mosngritja e peshave të renda.

👨‍⚕️Dr. Bruno Engl, mjek i talentuar me një përvojë të pasur dhe ekspertizë të jashtëzakonshme në fushën e mjekësisë riprodhuese.

Me njohuritë e tij të thella dhe angazhimin për pacientët, Dr. Bruno Engl është udhëheqës në diagnostikimin dhe trajtimin e problematikave të fertilitetit, sëmundjeve të organeve riprodhuese e të tjera.

👉🏼Nëse vuani edhe ju nga shqetësime të tilla dhe dëshironi të konsultoheni me mjek gjinekolog, kontaktoni në:
📲+355 68 20 531 80 / +355 4 23 90 500

📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al