Implantologjia e avancuar

Implantologjia e avancuar është ajo degë e implantologjisë e cila përfshin teknika kirurgjikale që janë në mbështetje të implantologëve për të krijuar mundësi të vendosjes së impianteve në rastet kur mungon trashësia e nevojshme e kockës për të realizuar këtë proces.

Implantologjia e avancuar realizon shtim të kockës në zonat ku ajo mungon ose është rezorbuar! Kocka që shtohet është kockë autologe, kocka e vetë pacientit e cila merret nga zona të ndryshme brënda gojës (Nga nofulla e poshtme në ramus apo në zonën e mjekrës), ndërsa mund të merret edhe nga skalpi i kokës apo nga kocka iliake!

Duke vepruar kështu krijohet kocka për arritjen e trashësisë së mjaftueshme për vendosjen e impianteve në mënyrë që pacientët të rifitojnë funksionin e plotë në përtypje, në të folur dhe në rritjen e vetëbesimit !

Dr. Francesco Laganà, përgjegjës i Departamentit të Kirurgjisë Maksilo-Faciale ju pret në Spitalin Salus për të kryer vizita dhe ndërhyrje.

Mos hezitoni, telefononi tani për të rezervuar një orar:

📲+355 682053180 / +355 42390500

📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë

🌐www.salus.al