Çfarë është polipektomia endoskopike?

Polipektomia është një procedurë endoskopike mini-invazive që lejon heqjen e polipeve të traktit digjestiv, përmes përdorimit të instrumentit fleksibël të pajisur me një kamer të vogël, e cila futet nga goja (gastroskopia) ose rektumi (kolonoskopia) nga mjeku që kryen ekzaminimin për të mundësuar evidentimin e polipeve.

Shumica e tumoreve malinje të zorrëve shkaktohen nga polipet (adenoma) fillimisht beninje. Për këtë arsye, polipet e stomakut dhe zorrëve duhet të hiqen.

Në pjesën më të madhe të rasteve, kancerët kolorektal fillojnë si polipe prekanceroze, të cilat janë rritje që zgjaten nga muri i brendshëm i zorrëve dhe stomakut.

Kontrolli i polipeve dhe i zorrës së trashë e stomakut është i domosdoshëm për personat mbi 40 vjeç. Megjithatë, ky ekzaminim kryhet edhe për moshat më të reja kur janë të pranishëm faktorë risku.

Dr. Gianmarco Bulighin, mjek gastroenterolog-endoskopist me mbi 30 vite eksperiencë në spitalet më të njohura në Itali dhe Londër, pret në spitalin Salus të gjithë pacientët që kanë probleme dhe shqetësime me aparatin tretës.

Për më shumë informacion apo për të rezervuar një orar me Dr. Gianmarco Bulighin na shkruani ose kontaktoni në numrat e kontaktit që ilustrohen në vijim.

📲+355 682053180 / +355 42390500
📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al