Departamenti i Gjinekologjisë Salus, ofron një kujdes të specializuar e cilësor në shëndetin e gruas, në të gjitha fazat e jetës, pediatrike, adoleshente, riprodhuese, perimenopauzale e post-menopauzale. Ështe konceptuar të ofroj një proces të plotë diagnostikimi dhe trajtimi të të gjitha patologjive të sferes genitale fëmerore. Lider në trajtimin kirurgjikal dhe hospitalizimin post-operator falë një stafi mjekësor të specializuar dhe me shumë eksperiencë.Ky departament kryeson në kurimin e patologjive tumorale dhe jo tumorale me metodat më avangarde endoskopike, laparoskopike dhe mininvazive me lazer.
Kirurgjia Onkologjike
Departamenti i Gjinekologjisë bashkëpunon me departamentin e Radiologjisë dhe Onkologjisë për kimioterapinë paraprake dhe/ose pas ndërhyrjes kirurgjikale të patologjive tumorale duke përdorur protokollet terapeutike më të përparuara ndërkombëtare dhe nën mbikëqyrjen e mjekëve onkologëve italianë.
Kirurgjia e mitrës (uterusit)
Kirurgjia e qafës së mitrës
Kirurgji e vezores
Kirurgji e vulvës dhe vaginës
Çrregullime të ciklit menstrual