Departamenti i Kirurgjisë Maksilo-Faciale dhe Stomatologjisë në Salus, ofron shërbime diagnostikuese dhe terapeutike një kategorie të gjerë pacientësh me problematika dhe patologji të regjionit të gojës, të kokës dhe të qafës. Departamenti meret me diagnozen dhe terapinë e patologjive të tipit neoplazik (tumorale), funksionale, traumatologjike. Me eksperience 10 vjeçare, ky departament i nënshtron një përkushtim të veçantë korigjimeve të deviacioneve kraniomaxillo-faciale dhe dismorfozave të regjionit të kokës. Ortodoncia si shërbim i ofruar nga specialistet tanë ortodontë të departamentit, bashkëpunon ngushtë me kirurgët maxillo-faciale.
Ndërhyrjet bëhen me anestezi gjenerale dhe në siguri të plotë për suksesin e ndërhyrjes. Spitali Salus zotëron aparatura radiografike 3D (TAC spirale dentaskan) për nevojat kirugjikale implantologjike dhe ortodontike
Tumoret beninje dhe malinje
Patologjitë onkologjike cerviko faciale përbejnë një nga sfidat më të mëdha të kirurgut oro-maxilla-facial. Trajtimi i tumoreve të regjionit të kokës dhe të qafës kërkon një qasje multidisiplinare dhe një sinergji objektivash të përbashkëta ndërmjet disa profesionistësh siç janë veç kirurgut oromaxilo facial edhe onkologu, radoterapisti, otorinolaringoitri, mikrokirurgu, psikologu apo fizioterapisti.
Traumatologjia
Një vend elektiv midis patologjive të distriktit cranio maxilla facial zë sigurisht traumatologjia.
Malformacionet
Një malformacion craniofacial përbën një anomali të zhvillimit embrional që sjell si rezultat një alteracion të kockave, të nofullave dhe të indeve të buta të mbivendosura. Tre të katërtat e malformacioneve të diagnostikuara që në lindje futen në kategorinë e malformacioneve craniofaciale.
Dhëmbët e retinuar dhe kistet
Dhëmbët e pjekurisë janë dhëmbët e fundit që dalin në arkatat dentare. Eruptimi i tyre realizohet rreth moshës 17 deri në 25 vjeçare. Një nga risqet e dhëmbëve të retinuar është se, duke qëne të retinuar mundet gjithsesi të infektohen dhe të shkaktojnë dhimbje, të shkaktojnë problematika tek strukturat anatomike që jane rreth e rrotull apo edhe të jene faktori eciologjik i kisteve të nofullave.
Kirurgjia ortonjatike
Kirurgjia ortonjatike, apo kirurgjia e nofullave është ajo degë e kirurgjisë maxilla faciale që mundëson korigjimin e një spektrumi të gjerë deformitetesh apo anomalish skeletike të fytyrës dhe të dhëmbëve. Është një nga sektorët kryesorë të një reparti oro maxilo facial. Me ndërhyrje të ketij tipi mundësohet korrigjimi në total i okluzionit, përmirësohet në menyrë të ndjeshme estetika e fytyrës dhe në të njejtën kohë korrigjohen edhe problematika funksionale të lidhura me mastikacionin, fonacionin dhe frymëmarrjen.
Apena nocturne
Sindroma e apneve obstruktive të gjumit (OSAS) është një situatë klinike e karakterizuar nga një numër i madh obstruksionesh të rrugëve ajrore të sipërme si , duhani, alkoli, medikamente të ndryshme apo anomali skeletike të fytyrës që janë të gjithë faktorë risku për shfaqejne e OSAS. Evidentimi i këtyre episodeve obstruktive asociohet me një ulje të saturimeve të oksigjenit në gjak dhe rritje të CO2. Pacienti nuk është i vetëdijshëm për episode obstruktive, gjithsesi ai vuan gjatë ditës pasojat e një gjumi jo riparator: përgjumje, vështirësi në përqëndrim, ulje të libidos, irritalibilitet deri në alteracion të personalitetit. Këta pacientë kanë një risk të shtuar nga 4 deri në 8 herë për incidente rrugore apo në punë të rënda janë edhe pasojat në sistemin kardiovaskular me hipertension, infarkt dhe iktus. Diagnoza vendoset në bazë të ekzaminimeve specifike të cilësisë së gjumit siç është polisomnografia. Kjo e fundit mundëson numërimin e eventeve obstruktive në 1 orë : mbi 3 evente në një orë përbën formën e agravuar të apnesë ku risku i incidenteve kardiovaskulare është i shtuar, gjë që e bën trajtimin e kësaj kategorie pacientësh shumë të nevojshme dhe urgjente. Qasja terapeutike është multidisiplinare, dhe varion në bazë të gravitetit dhe llojit të rastit. Mund të përmendim në mënyre të veçantë disa lloj trajtimesh të listura si më poshtë :
Sedacioni
Sedacioni koshient endovenoz është një teknikë e cila na mundëson të superojmë intervente stomatologjike duke mos ndjerë asgjë dhe mbi të gjitha duke mos kujtuar asgjë. Kjo na sjell shumë avantazhe pasi duke administruar sedacionin mund të arrijmë të menaxhojmë pacintët të cilët janë jobashkëpunues në mënyrë të veçantë pacientët të cilët vuajnë nga sindroma down apo fëmijët odontofobike. Sedacioni nuk përbën risk dhe nuk ka efekt anësore kur bëhet nga një profesionist anestezist. Përpara se të ndërmerret një procedurë e tillë mbi cilindo pacient duhet paraprakisht të kryejmë disa ekzaminime preoperatore si ALT, Hemogramma, Kreatinina, opt etj. Një ndërhyrje me sedacion kërkon gjithmonë prezencën e një mjeku anestezist të specializuar i cili është në gjëndje të monitorojë të gjitha parametrat jetësore të pacientit gjatë të gjithë proçesit : presion arterial, rrahjet e zemrës, saturacionin.
Sedacioni është vërtet i përshtashem për një rang të gjerë grup-moshash. Mund ti nënshtrohen të gjithë pacientët pediatrike nga 4 deri në 14 vjeç. Protokolli për fëmijët është i ndryshëm:
Kirurgjia implementare dhe proteza
Implantologjia është ajo degë e kirugjisë e cila merret me zëvendësimin e dhëmbëve të humbur në arkate, me vida prej titaniumi biokompatibël të cilat vendosen në brendësi të kockave të nofullave të nivel të arkatave.
Teknikat kirurgjikale të sotme kanë mundësuar ndërhyrje totalisht të padhimbshme dhe një rikthim total të funksionit dhe estetikës. Vendosja e një implanti kockor mbron kockat e zonave edentule të nofullave nga atrofia, e cila vjen si rezualtat i mungesës së funksionit të përtypës. Impianti dentar është i përbëre nga 3 pjesë : nje vidë titanium e cila vidhoset fort në kockën e nofullave, pilastri në titanium dhe kurora qeramike.