Departamenti i Ortopedisë në Spitalin Salus merret me diagnostikimin dhe kurimin e patologjive të aparatit osteo-artikular (loko-motor) duke iu referuar veçanërisht trajtimit kirurgjikal të sëmundjeve artikulare degjenerative dhe traumatike. Salus disponon pajisje dhe aparatura bashkëkohore për një diagnostikim të drejtë dhe efikas të patologjive ortopedike dhe për kryerjen e metodave endoskopive diagnostikuese dhe operative.
Patologjite e trajtuara:
Kirurgjia e gjurit
Kirurgji protezike
Kirurgji e shpatullës
Kirurgjia e këmbës
Kirurgjia e dorës
Llojet e kirurgjive:
Kirurgjia e Gjurit
Rikonstruksion i ligamentit të kryqëzuar të përparmë LCA
Menisektomi
Qepje menisku
Patologji të lëngut sinovial
Patologji të kërcit përmes mikroperformimeve dhe kondroabrazioneve (ndërhyrje për riparimin e kartilagove)
Kirurgji Protezike
Artroprotezë kërdhokullës (protezë e artikulacionit kokso-femoral)
Artroprotezë e gjurit (protezë totale dhe monokompartimentale)
Rishikim i impianteve protezike të kërdhokulës (kokso-femoral) dhe gjurit
Vendosje e impianteve të protezave rikonstruktive (revizion proteze) në rast të patologjive tumorale të kërdhokulës dhe gjurit
Protezim i Frakturave të qafës së femurit (Raste Traumatologjike)
Osteotomi e tibias
Protezë e shpatullës (totale apo e pjesshme)
Protezë e kyçit të këmbës (kaviljes)
Kirurgji e Shpatullës
Patologji degjenerative e kufjes së rotatorëve
Instabilitet i shpatullës (luksacion habitual i kokës së humerit dhe instabilitete të tjera)
Kirurgjia e Këmbës
Halux Valgus
Sindroma të dhimbjeve të metatarseve
Trauma e tabanit
Këmba e sheshtë në moshën pediatrike (Dystaban)
Gishta çekiç
Sëmundja Dupuytren
Deformime të gishtave të lindura dhe të fituara me kalimin e kohës
Sindroma e tunelit tarsal
Kirurgjia e këmbës kryhet duke përdorur teknika mini invazive
Kirurgjia e kycit të këmbës
Patologji të kërcit post-traumatike apo degjenerative të kyçit të këmbës
Kirurgjia e kyçit të këmbës kryhet duke përdorur teknika artroskopike
Kirurgjia e dorës dhe e krahut
Patologji degjenerative të kockave dhe artikulacioneve të dorës dhe kyçit (rizoartrozë, deformim me origjinë artrozike dhe reumatizmale, etj).
Kirurgji e shtypjes së Sistemit Nervor Periferik (sindroma e tunelit karpal, shtypje e Nervit ulnar në bërryl dhe në kanalin e Guyon-it).
Patologji infiamatore dhe degjenerative të aparatit loko-motor