Departamenti i Reumatologjisë në Salus, është degë e mjekësisë që studion çrregullimet të ndërmjetësuar nga mekanizma imun të aparatit muskuloskeletik, të indit lidhor, sëmundje autoimune. Ekzaminimi reumatologjik është një hap themelor për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve reumatike. Këto egzaminime kryhen nga mjeku specialist reumatolog, i cili merret me trajtimin e patologjive të zakonshme dhe atyre më pak të shpeshta.
Ekzaminimi reumatologjik shërben për monitorimin e përgjigjes ndaj terapive dhe për përsosjen e trajtimit.