Departamenti i Psikiatrisë në Salus, është degë e mjekësisë, që merret me trajtimin e sëmundjeve mendore, sjelljet jonormale, shqetësimeve emocionale . Psikiatri studion anomalinë biologjike, neurologjike dhe biokimike, për të diagnostikuar sëmundjet mendore dhe për të përshkruar medikamentet për trajtimin e tyre. Pasi të bëhet diagnoza, ata përcaktojnë një trajtim për pacientin duke u fokusuar në menaxhimin e simptomave nëpërmjet përdorimit të medikamenteve
Çrregullimet kryesore që i trajton departamenti i psikiatrisë:
Çrregullimi obsesiv kompulsiv, i stresit post traumatik, etj.)
Çrregullimet e humorit (çrregullimi depresiv madhor, çrregullim depresiv post partum, çrregullimet bipolare)
Skizofrenia dhe çrregullimet e tjera (çrregullimi psikotik i shkurtër, çrregullimet deluzionale, çrregullimet psikotik i shkaktuar nga përdorimi i substancave)
Çrregullimet e personalitetit (çrregullimi i personalitetit kufitar, antisocial, paranoid, obsesiv kompulsiv etj.)
Deliriumin, Demencat dhe çrregullimet e tjera njohëse
Çrregullimet Somatoforme (çrregullimi i konversionit, hypokondritë,çrregullimi dismorfik i trupit etj.)
Sindromat psikiatrike (Asperger, Blok, Briket)
Abuzimin dhe varesinë nga substancat (Alkooli, Canabisi, Kokaina etj.)