PEDIATRI

 

Departamenti i Pediatrine në Salus, ofron një trajtim të plotë të shërbimeve duke filluar nga vizita e thjeshtë të përgjithshme pediatrike,deri te vizita specialistike, për rastet më komplekse, në moshat pediatrike.

Struktura disponon pajisjet e nevojshme për të matur gjatësinë dhe peshën, rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve duke u bazuar në percentilet e rritjes, dhe për të vlerësuar funksionet kryesore endokrine me anë të dozimit hormonal direkt. Disponon testet kryesore alergjike.
Në fushën e gastroenterologjisë ofron diagnostikimin elementar të alergjive kryesore nga ushqimi, të vlerësimit makro dhe mikroskopik të feçes dhe në bashkëpunim me Shërbimin Endoskopik Digjestiv të instrumentave kryesor për vlerësimin endoskopik, e cila kryhet për fëmijë më të rritur.
Risia e Departamentit të Pediatrisë në Spitalit Salus është shërbimi i dedikuar për nënat e reja duke filluar nga këshillimi, trajtimi i sëmundjeve e deri në përkujdesjen psikologjike dhe emocionale për të vegjlit tuaj. Ambjente komode, standarte ndërkombëtare, teknologji e avancuar, si dhe staf i përkushtuar me ekperiencë shumë vjeçare .

Patologjitë që i përkasin pediatrisë:

Patologjitë pediatrike të trajtuara janë:

 Vaksinimi

Në departamentin e Pediatrisë në Spitalin Salus ofrohet shërbimi i vaksinimit sipas kalendarit të imunizimit por edhe vaksina ekstra.Risia e  këtij është shërbimi i dedikuar për nënat e reja dhe femijët e porsalindur, duke filluar nga vaksinimi, këshillimi, trajtimi i sëmundjeve e deri në përkujdesjen psikologjike dhe emocionale për të vegjlit tuaj.Ambjente komode, standarte ndërkombëtare, teknologji e avancuar, si dhe staf i përkushtuar me ekperiencë shumë vjeçare i cili asiston çdo femije nga 0-14 vjec, qe ka nevojë për shtrim në spital, nga vizita e thjeshtë pediatrike e deri në ndërhyrjet kirurgjikale.

 Allergo-pneumologji pediatrike

 Endokrinologjia pediatrike

 Gastroenterologjia pediatrike

 Kirurgji ORL

 Kirurgji urologjike

 Kirurgji okulistike

Rezervo Takim