Dr. Gilberto Acquaviva
Departmenti:Otorinolaringologji
Arsimi
-Në vitin 1992, u diplomua për Mjekësi dhe Kirurgji në Universitetin e Romës “La Sapienza” me rezultate të shkëlqyera
-Në vitin akademik 1995-96, mori pjesë në kursin e specializimit me temë “Disartrie e Dislalie” në Klinikën Otorinolaringologjike të Universitetit “La Sapienza” të Romës.
-Në nëntor 1992, fitoi i pari në renditje konkursin për t’u pranuar në Shkollën e Parë të Specializimit në Otorinolaringologji të Universitetit “La Sapienza” të Romës me bursë përkatëse sipas legjislacionit të CEE.
-Më 29 nëntor 2002 , perfundon specializimin në Foniatri dhe Audiologji në Universitetin e Romës “La Sapienza”, me tezën me titull “Patologji laringologjike nga refluksi gastroezofageal “, me rezultate te shkelqyera.
-Nga viti 1991 deri në vitin 1994, mori pjesë në projekte të shumta kërkimore si specialist ORL, në Klinikën ORL të Universitetit “La Sapienza” të Romës, kryesisht në fushën e kirurgjisë onkologjike të rrethit cerviko-facial.
Punësimi
-Kirurg i specializuar në Otorinolaringologji dhe i specializuar në Audiologji dhe Foniatri, në shërbim që nga viti 1994 në Divizionin ORL të Spitalit S. Camillo në Romë, ku që nga viti 2006 mban detyrën e Shefit të Shërbimit të Foniatrisë.
-Që prej pillit 1999 është Konsulent Teknik për Otorinolaringologji pran^ Gjykatës Civile, në Romës.
– nga viti 2022 ai ka një pozicion të hapur si Mjek Konsulent në Otolaringologji për Shtetin, në Vatikan, duke ofruar aktivitete javore konsulence në klinikën e brendshme të Vatikanit dhe aktivitet kirurgjikale në emër të Asistencës Shëndetësore të Vatikanit në “Casa di Cura” Villa Benedetta.
-Në prill të 1994, ka qënë Asistent Mjekësor dhe Asistent efektiv në Njësinë Operative të Otorinolaringologjisë të Spitalit “S. Camillo”, në Romë
-Nga janari 2006, është Shef i Shërbimit të Foniatrisë, me një kontratë pune individuale Alfa-3, duke marrë pjesë në projekte të shumta multidisiplinare , duke përfshirë fushën e Fiziologjisë, fushën e Patologjisë Ezofageale, fushën e Disfagjisë, bronkopneumopatitë, fushën e Patologjisë ORL Pediatrike ETJ.
-Anëtar i SIO (Shoqëria Italiane e ORL), e AOOI (Shoqata e Otorinolaringologëve të Spitalit Italian) dhe e SIFEL (Shoqëria Italiane e Mjekësisë së të folurit dhe terapisë së të folurit).
-Pjesëmarrës në studimin vëzhgues multidisiplinar dhe shumëqendror Progetto M.A.R.E. (Manifestimet atipike të refluksit ezofageal).
-Pjesëmarres në kursin e specializimit në Otoneurologji në Universitetin e Ferrarës dhe në kursin e specializimit në fonokirurgji dhe rehabilitim logopedi pranë ORL-së të Spitalit Bufalini, në Cesena .
– Pjesemarres në studimin vëzhgues multidisiplinar dhe shumëqendror Progetto M.A.R.E. (Manifestimet atipike të refluksit ezofageal).
-Që nga viti 1994 ka ushtruar veprimtari kirurgjikale në të gjithë sektorët e otolaringologjisë, me përkushtim të veçantë në kirurgjinë e laringut, atë onkologjike, funksionale, si dhe cervikofaciale.
-Në eksperiencen e tij 20 vjecare ka kryer afërsisht 5000 nderhyrje të mëdha kirurgjikale.
-Tashmë pjese e Spitalit Salus.