Image

Dr.Fabjan Mustafaj

Departmenti:Kirurgji e Përgjithshme

Arsimi

-Në vitet 2003-2007, kreu shkollën e mesme jopublike “Hasan Riza Pasha” Shkoder
-Në vitet 2007- 2013, kreu Universitetin e Mjekesisë, në Fakulteti i Mjekësisë së Përgjithshme, Tiranë.
-Diplomuar në ciklin e studimit Master i Shkencave në Mjekesinë e Përgjithshme.
-Në vitin 2013-2014, kreu praktikë mjekesore në Stamboll, për shkëmbim eksperience dhe mesim i metodave më të avancuara mjekesore dhe kirurgjikale me sistemin shendetsorë Turk.
-Në vitet 2015- 2019, kreu specializim afatgjatë në “Kirurgji e Pergjithshme”  nën udheheqjen e Prof.Arben Gjata Asistent në intervetet kirurgjikale me Prof.Nikollaq Kacani dhe Prof.Arben Gjata
-Në 19 – 21 Shtator 2016, kreu kursin e Mikrokirurgjisë pranë Shërbimit të Neurokirurgjisë, Laboratori Eksperimental ,”Q.S.U.T”,Tirane
-Në Janar të vitit 2014 kreu, trajnim në Kirurgjinë Laparaskopike, Acibadem ,Stamboll ,Turqi.

 

Punësimi

-Në vitin 2013-2014, Mjek Asistent gjatë vizitave,plotësimit të kartelave mjekesore, asistent në ndërhyrjet e kirurgjisë së përgjithshme dhe gjinekologjisë, Mjek Asistent roje në “Njesinë e Kujdesit Intensiv”, në Spitalin “Sante Plus”, Zytinburnu ,Stamboll.
-Në periudhën Mars 2014 – Shtator 2014, Mjek Asistent, në ndërhyrjet  e Kirurgjise se Pergjithshme,Torakale,Laparaskopike, ndjekjen postoperatore te pacienteve,prezence gjate vizitave kirurgjikale, perkthim në Turqisht per pacientet Shqipetare  në Spitalin “Acibadem” ,Stamboll.
-Në vitin 2014-2015, mjek familje në Qëndrën Shëndetësore në Shkoder, për vizita ,kontrolle mjekesore,diagnostikime në ambulance,ndjekje e pacienteve me patologji kronike, Drejtoria Rajonale e Shendetiti Publik, Shkoder.
-Ne vitin 2018, asistent Kirurg, për ndërhyrje të kirurgjisë së përgjithshme dhe urologjike në Spitalin Amerikan.
-Nga gushti i vitit 2018, dhe në vazhdim, Mjek kirurg për vizita ambulatoriale, intervente kirurgjikale, asistence në interventet madhore kirurgjikale si në tumoret e Heparit,Pankreasit ,Kolonit,Stomakut,Pulmoneve. Plotesim dokumentacioni dhe ndjekja e te semureve postoperator Zgjidhje e komplikacioneve postoperatore.  në Spitalin “Salus”  Tiranë.
-Pjesëmarrës në Konferencat Kombetare te Kirurgjise prej 7 vitesh brenda dhe jashtë vendit.
-Trajnime të vazhdueshme në fushen e urologjise,kirurgjise torakale,angiokirurgjise ne Qendren Universitare Spitalore “Nene Tereza” dhe Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”