Dr. Eljo Simaku
Departmenti:Gastroenterologji
Arsimi
-Në vitet 2006–2012, ka studiuar në Universitetin e Mjekësisë , pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.
-Në vitet 2015–2019, ka kryer Specializimin në Gastroenterologji/Hepatologji, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.
-Në qershor të viti 2016 dhe qershor të vitit 2017, pjesemarrës në Shkollën Verore UEG (Gastroenterologjia e Bashkuar Europiane).
-Në periudhen Mars 2017 – Gusht 2017, ka kryer trajnimin bazë për Endoskopi në Spitalin Universitar të Janinës, Greqi.
-Në periudhën Mars 2018 – Nëntor 2018, ka kryer trajnim të Avancuar/Endoskopik Terapeutik në Spitalin Universitar të Janinës Greqi.
-Në tetor të vitit 2018 , pjesemarrës në kursin praktik në Javën e Bashkuar Evropiane të Gastroenterologjisë në Barcelonë.
Punësimi
-Nga Tetor 2019 dhe në vazhdim, Endoskopist/Gastroenterologjik pranë QSUT “Nënë Tereza” Tiranë.
-Nga Marsi i vitit 2019 dhe në vazhdim, Mjek Gastroenterolog/Hepatolog pranë Qendrës Spitalore Kombëtare për të Burgosurit.
-Nga Maji i vitit 2019 dhe në vazhdim, Mjek Gastroenterolog/Endoskopist pranë Spitalit Salus Tiranë.
-Anëtar i Shoqatës Amerikane për Endoskopinë Gastrointestinale.
-Anëtar i Shoqatës Evropiane të Endoskopisë Gastrointestinale,
-Anëtar i Gastroenterologjisë së Bashkuar Evropiane
-Anëtar i SLTC dhe shëndetit hepatik.
-Anëtar i Shoqatës Gastrointestinale Shqiptare.
-Pjesëmarrës në konferenca dhe trajnime të ndryshme, si dhe botues i disa artikujve.