Dr. Flamur Vellku
Departmenti:Ortopedi
Arsimi
Dr. Flamur Vellku, mjek me një karrierë të pasur dhe përvojë të gjatë në fushën e ortopedisë, është diplomuar në Universitetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë në Firenzë, Itali, ndërsa ka kryer specializimin e tij në Universitetin e Sienës.
Në vitin 2000 ka marrë licencë për ushtrimin e profesionit të kirurgjit.
Në 1999 ka marrë diplomën për mjekësi dhe kirurgji në Universitetin e Firences.
Nga 1990-1995 ka ndjekur studimet në Universitetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë së Tiranës.
Gjithashtu ka marrë pjesë në dhjetëra kurse dhe konferenca të tilla si:
- Kirurgjia e rishikimit protetik. Instabiliteti, fraktura periprostetike (2010)
- Kongresë për kirurgjinë ortopedike (2009)
- Kurs për protezat e gjurit (2009)
- Orientimet e reja diagnostike dhe terapeutike, (Siena 2008)
- Kurs për kirurgjinë protezike (Reggello 2007)
- Kurs për kirurgjinë protetike “Trajtimi i mobilizimit aseptik (Reggelo 2005)
- Trajmim “Menazhimi i gjakut dhe përdorimi i derivateve të gjakut” (Firence 2002)
- Kurs për parandalimin dhe menaxhimin e komplikimeve kardiovaskulare (Firence 2003)
Punësimi
Me një përvojë pune shumë vjeçare në ortopedi, duke punuar në Spitalet e Firenzës dhe Sienës, Dr. Vellku është një profesionist i shquar në fushën e tij.