Injeksioni intracitoplazmatik i spermës (ICSI) është një metodë e inseminimit artificial në të cilën, ndryshe nga IVF tradicional,një spermatozoid përzgjidhet dhe futet në ovocite.
Supozimet dhe indikacionet terapeutike
Metoda ICSI është e njëjtë me procedurën IVF me ndryshimin thelbësor se spermatozoidet futen direkt në citoplazmën e ovociteve duke përdorur një instrument specifik (mikromanipulator). Falë embriologëve me përvojë, në ambientet tona ne kryejmë metodën ICSI sipas standardeve më të larta. Në përgjithësi, ne e përdorim atë si procedurë të paracaktuar, pasi ajo lejon rezultate dukshëm më të larta në krahasim me metodën tradicionale IVF.
Gjatë trajtimit, pacientit i indikohen hormone, që synojnë hiperovulimin. Për të marrë këtë rezultat, është e nevojshme të bëhen injeksione, zakonisht intramuskulare, të cilat mund të kryhen edhe në kushte shtëpie (çdo ditë, gjithmonë në të njëjtën kohë dhe me të njëjtën sasi të mjekimit ).
Trajtimi zgjat rreth 10-15 ditë, në varësi të protokollit të stimulimit të miratuar dhe mënyrës sesi pacienti reagon ndaj tij. Ky reagim monitorohet me skanime me ultratinguj gjatë rrjedhës së trajtimit.
Kur folikulat të kenë arritur madhësinë e duhur, është e mundur të planifikohet marrja e ovociteve (pick-up).
Pas rreth 36 orësh pas marrjes së injeksionit te fundit te Gonal-F, ovocitet merren nga pacientja. Marrja zgjat rreth 10-15 minuta (në varësi të numrit të folikujve). Pas përfundimit, kërkohet vëzhgim nga 30 minuta deri në 2 orë për të pare maturimin (pjekjen) e tyre.
Në ditën e grumbullimit të vezëve është e nevojshme të mblidhet sperma e partnerit me masturbim, pasi inseminimi me anë të teknikës ICSI bëhet menjëherë më pas.
Në pamundësi të pranisë të partnerit ne klinikë ditën kur grumbullohen vezët e partneres parashikohet mbledhja e lëngut seminal ditë më parë. Në këtë rast duhet të kryhet kriopservimi(ngrirja) i spermatozoideve, që më pas të shkrihen për momentin e inseminimit me anë të teknikës ICSI.
3-5 ditë pas inseminimit me ane të teknkikës ICSI, embrioni i zhvilluar futet në zgavrën e mitrës duke përdorur një kateter. Pas transferimit të embrionit, fillon e ashtuquajtura faza e folezimit, ku embrioni duhet të implantohet në mitër. Kjo fazë zakonisht mbështetet me barna (p.sh. ovulat vaginale, injeksione apo edhe tableta).
Rreth 14 ditë pas transferimit të embrionit, duhet të bëni një test shtatzënie (ß-HCG) në gjakun ose urinën tuaj për të pare nese jeni shtatzëni apo jo.