Në këtë procedurë, sperma e partnerit (ose e dhuruesit) futet në pjata petri të posaçme në laborator bashkë me vezët e mbledhura. Pasi të jetë formuar embrioni, dhe pas 2 deri ne 5 dite pas zhvillimit të tij, ai futet në zgavrën e mitrës me anë të një kateteri të veçantë dhe nën drejtimin e ekografisë
Supozimet dhe indikacionet terapeutike:
Kjo metodë duhet të përdoret vetëm kur spermatozoidet janë të cilësisë më të mirë , përndryshe duhet aplikuar teknika ICSI, më moderne dhe më e mundshme për të pasur sukses
Gjatë trajtimit, pacientes i indikohen hormone që synojnë stimulimin e ovulacionit. Për të arritur këtë është e nevojshme të kryhen injeksione intramuskulare, të cilat mund të bëhen edhe në kushte shtëpie (çdo ditë, gjithmonë në të njëjtën kohë dhe me të njëjtën sasi mjekimi).
Trajtimi zgjat rreth 10-15 ditë, në varësi të protokollit të stimulimit të miratuar dhe mënyrës sesi pacienti reagon ndaj tij. Ky reagim monitorohet me skanime me ekografi gjatë rrjedhës së trajtimit.
Kur folikulat të kenë arritur madhësinë e duhur, është e mundur të planifikohet marrja e vezëve .
Pas rreth 36 orësh pas marrjes së injeksionit të fundit te Gonal-F, ovocitet merren nga pacientja. Marrja e tyre zgjat rreth 10-15 minuta (në varësi të numrit të folikujve). Në fund, është e nevojshme që pacientja të qëndrojë shtruar në spital për vëzhgim për një periudhë nga 30 minuta deri në 2 orë.
Në ditën e planifikuar për marrjen e vezëve (pick-up), është gjithashtu e nevojshme të merret, me masturbim, një mostër sperme nga partneri, sepse bashkimi i spermës me vezët kryhet menjëherë pas kësaj.
Është gjithashtu e mundur të dorëzohet mostra e spermës një ose disa ditë para marrjes. Në këtë rast kryhet krioprezervimi (ngrirja) e spermatozoideve, për shkrirjen e tyre në momentin e bashkimit.
Me këtë metodë, spermatozoidet e partnerit vendosen në pjata petri të posaçme bashkë me ovocitet e grumbulluara. Pas bashkimit presim 3 deri në 5 ditë dhe më pas embrioni i zhvilluar futet në zgavrën e mitrës duke përdorur një kateter. Pas transferimit të embrionit, fillon e ashtuquajtura faza e folezimit, në të cilën embrioni duhet të implantohet në mitër. Kjo fazë zakonisht mbështetet me barna (p.sh. ovulat vaginale, injeksione apo edhe tableta).
Rreth 14 ditë pas transferimit të embrionit, duhet të bëni një test shtatzënie (ß-HCG) në gjakun ose urinën tuaj për të pare nese jeni shtatzëni apo jo.