Dita Botërore e Kancerit është një ngjarje globale, e cila festohet çdo vit më 4 Shkurt. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në të gjithë botën. Dita Botërore e Kancerit u zyrtarizua në Samitin e parë Botëror Kundër Kancerit në vitin 2000. Ky event u mbajt në Paris dhe morën pjesë anëtarë të organizatave të kancerit dhe udhëheqës të shquar të qeverisë nga e gjithë bota.
Në këtë ditë, qindra ngjarje dhe mbledhje fondesh ndodhin në të gjithë botën çdo vit, për të sjellë individë, komunitete dhe organizata së bashku në spitale, shkolla, biznese, tregje, salla të komuniteteve, parqe etj. për të bërë fushatë dhe për të dhënë mesazhin e fuqishëm se të prekurit nga kanceri nuk janë vetëm dhe të gjithë kemi një përgjegjësi në uljen e ndikimit global të kësaj sëmundjeje.
Mjekët këshillojnë që asnjëherë të mos i neglizhojmë simptomat e para të kësaj sëmundjeje, pasi sa më herët të paraqitemi tek mjeku specialist, aq më tepër mundësi kemi që ta kurojmë këtë sëmundje dhe pse jo, të fitojmë betejën me të.
Në Spitalin Salus gjeni mjekë të specializuar me eksperiencë shumëvjeçare, të cilët mund t’ju ndihmojnë në trajtimin e pacientëve të prekur nga tumoret malinje dhe beninje në faza të ndryshme të sëmundjes!
Për më shumë informacion, apo për të rezervuar një orar me mjekët tanë telefononi tani në numrat e kontaktit që shfaqen në vijim:
📲+355 682053180 / +355 42390500
📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al