Department: Otorhinolaryngology

Vuani nga sinusiti?Trajtoheni atë në Salus, me ekspertin ORL

Sinusiti është termi mjekësor për inflamacionin (acarimin dhe ënjtjen) e sinuseve. Zakonisht shkaktohet nga një infeksion dhe shoqërohet me dhimbje koke, djegie grykësh dhe vështirësi në frymëmarrje. 
Sinusiti mund të shkaktojë një gamë të gjerë simptomash, të cilat ndryshojnë në varësi të ashpërsisë dhe llojit të inflamacionit (akut ose kronik). Këto simptoma ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës së individëve të prekur dhe mund të jenë mjaft shqetësuese. 
Dr. Massimiliano Del Ninno, kirurg ORL i specializuar në kirurgjinë endoskopike për të gjitha patologjitë inflamatore (sinusit kronik hiperplastik, polipet nazale) dhe neoplastike e regjionit nazo-sinusal dhe të bazës së përparme të kraniumit do të vendosë në shërbimin tuaj të gjithë ekspertizën dhe përvojën e tij 20-vjeçare në trajtimin mjekësor kirurgjikal të patologjive ORL. 
Për të rezervuar një vizitë apo ndërhyrje me Dr. Del Ninno telefononi tani në numrat e kontaktit që ilustrohen në vijim.  
📲+355 682053180 / +355 42390500 
📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë 
🌐www.salus.al