Çfarë Është Krioprezervimi?Fertilizimi In Vitro (IVF), Në SALUS.

 


Fekondimi in vitro (IVF) konsiston në një sërë procedurash komplekse që përdoren për të ndihmuar me fertilitetin ose për të parandaluar problemet gjenetike dhe për të asistuar në konceptimin e një fëmije.

Gjatë IVF, vezët e maturuara mblidhen (merren) nga vezoret dhe fekondohen me spermatozoidet në një laborator. Më pas veza e fekonduar (embrioni) ose vezët (embrionet) transferohen në një mitër. Një cikël i plotë IVF zgjat rreth tre javë. Ndonjëherë këto hapa ndahen në pjesë të ndryshme dhe procesi mund të zgjasë më shumë.

IVF është forma më efektive e teknologjisë riprodhuese të asistuar. Procedura mund të bëhet duke përdorur vezët dhe spermën e çiftit ose mund të përfshijë vezë, spermë ose embrione nga një dhurues i njohur ose anonim. Në disa raste, mund të përdoret një bartës gestacional – dikush që ka një embrion të implantuar në mitër.

Mundësia për të pasur një fëmijë të shëndetshëm duke përdorur IVF varet nga shumë faktorë, si mosha dhe shkaku i infertilitetit. Përveç kësaj, IVF mund të marrë kohë, tw jetw e kushtueshme dhe invazive. Nëse më shumë se një embrion transferohet në mitër, IVF mund të rezultojë në një shtatzëni me më shumë se një fetus (shtatzani e shumëfishtë).

Mjeku juaj mund t’ju ndihmojë të kuptoni se si funksionon IVF, rreziqet e mundshme dhe nëse kjo metodë e trajtimit të infertilitetit është e përshtatshme për ju.

Pse kryhet?

Fekondimi in vitro (IVF) është një trajtim për infertilitetin ose problemet gjenetike. Nëse shkaku përse doni të kryeni IVF është trajtimi i infertilitetit, ju dhe partneri juaj mund  të tentoni paraprakisht edhe mënyra të tjera joinvazive përpara se të zgjidhni IVF, si ilaçet e fertilitetit për të rritur prodhimin e vezëve ose inseminimi intrauterin – një procedurë në të cilën sperma vendoset drejtpërdrejt në mitër në kohën e ovulimit.

Ndonjëherë, IVF ofrohet si një trajtim parësor për infertilitetin tek gratë mbi moshën 40 vjeç. IVF mund të bëhet gjithashtu nëse keni probleme të caktuara shëndetësore. Për shembull, IVF mund të jetë një opsion nëse ju apo partneri juaj keni:

Dëmtim ose bllokimi të tubit fallopian. Dëmtimi ose bllokimi i tubit fallopian e bën të vështirë fekondimin e një veze ose zhvendosjen e embrionit pwr në mitër.
Çrregullime të ovulacionit. Nëse ovulimi ndodh rrallë ose mungon, më pak vezë janë në dispozicion për fekondim.
Endometrioza ndodh kur indet e ngjashme me cipwn e mitrës rriten jashtë saj – shpesh duke ndikuar në funksionin e vezoreve, mitrës dhe tubave fallopiane.
Fibroidet uretine. Fibroidet janë tumore beninje në mitër. Ato janë të zakonshme tek gratë në të 30-at dhe 40-at e tyre. Fibroidet mund të ndërhyjnë në implantimin e vezës së fekonduar.
Sterilizimi ose heqja e mëparshme e tubave. Lidhja e tubave është një lloj sterilizimi në të cilin tubat fallopiane priten ose bllokohen për të parandaluar përgjithmonë shtatzëninë. Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë pas lidhjes së tubave, IVF mund të jetë një alternativë ndaj operacionit të rikthimit të lidhjes tubale.
Prodhimi ose funksioni i dëmtuar i spermës. Përqendrimi nën mesataren e spermës, lëvizja e dobët e spermës (lëvizshmëria e dobët) ose anomalitë në madhësinë dhe formën e spermës mund ta bëjnë të vështirë për spermatozoidin fekondimin e një veze. Nëse zbulohen anomali të spermës, mund të nevojitet një vizitë te një specialist i infertilitetit për të parë nëse ka probleme të korrigjueshme ose shqetësime shëndetësore.
Sterilitet i pashpjegueshëm. Steriliteti i pashpjegueshëm do të thotë se asnjë shkak i infertilitetit nuk është gjetur pavarësisht vlerësimit për shkaqe të zakonshme.
Një çrregullim gjenetik. Nëse ju ose partneri juaj rrezikoni të kaloni një çrregullim gjenetik tek fëmija juaj, ju mund të jeni kandidatë për testin gjenetik para implantimit – një procedurë që përfshin IVF. Pasi vezët janë marrw dhe fekonduar, ato kontrollohen për probleme të caktuara gjenetike, megjithëse jo të gjitha problemet gjenetike mund të gjenden. Embrionet që nuk përmbajnë probleme të identifikuara mund të transferohen në mitër.
Ruajtja e fertilitetit për shkak tw kancerit apo kushte të tjera shëndetësore. Nëse jeni gati të filloni trajtimin e kancerit – të tilla si rrezatimi ose kimioterapia – që mund të dëmtojnë fertilitetin tuaj, IVF për ruajtjen e fertilitetit mund të jetë një opsion. Gratë mund të marrin vezë nga vezoret e tyre dhe t’i ngrijnë në gjendje të pafertilizuar për përdorim të mëvonshëm ose vezët mund të fekondohen dhe ngrihen si embrione për përdorim në të ardhmen.
Gratë që nuk kanë një mitër funksionale ose për të cilat shtatzënia paraqet një rrezik serioz për shëndetin mund të zgjedhin IVF duke përdorur një person tjetër për të kryer shtatzëninë (bartës gestacional). Në këtë rast, vezët e gruas fekondohen me spermë, por embrionet që rezultojnë vendosen në mitrën e bartësit të shtatzënisë.

Rreziqet e IVF përfshijnë:

Lindjet e shumëfishta. IVF rrit rrezikun e lindjeve të shumëfishta nëse më shumë se një embrion transferohet në mitër. Një shtatzëni me fetuse të shumëfishta mbart një rrezik më të lartë të lindjes së hershme dhe peshë të ulët të lindjes sesa shtatzënia me një fetus të vetëm.
Lindja e parakohshme dhe pesha e ulët e lindjes. Hulumtimet sugjerojnë se IVF rrit rrezikun që foshnja të lindë herët ose nwn peshw.
Sindroma e hiperstimulimit ovarian. Përdorimi i mjekimeve tw të fertilitetit, të tilla si gonadotropina korionike njerëzore (HCG), për të nxitur ovulimin mund të shkaktojë sindromën e hiperstimulimit të vezoreve, në të cilën vezoret enjten dhe shkaktojnë dhimbje.
Simptomat zakonisht zgjasin një javë dhe përfshijnë dhimbje të lehta barku, fryrje, përzierje, të vjella dhe diarre. Megjithatë, nëse mbeteni shtatzënë, simptomat mund të zgjasin për disa javë. Rrallëherë, është e mundur të zhvillohet një formë më e rëndë e sindromës së hiperstimulimit ovarian që mund të shkaktojë gjithashtu shtim të shpejtë në peshë dhe marrje fryme.

Aborti spontan. Shkalla e abortit për gratë që mbesin shtatzënë duke përdorur IVF me embrione të freskëta është e ngjashme me atë të grave që mbesin shtatzënë në mënyrë natyrale – rreth 15% deri në 25% – por shkalla rritet me moshën e nënës.
Komplikimet nw procedurën e marrjes së vezëve. Përdorimi i një gjilpëre aspiruese për marrjen e vezëve mund të shkaktojë gjakderdhje, infeksion ose dëmtim të zorrëve, fshikëzës ose enëve së gjakut. Rreziqet shoqërohen gjithashtu me qetësimin dhe anestezinë e përgjithshme, nëse përdoret.
Shtatzëni ektopike. Rreth 2% deri në 5% e grave që përdorin IVF përjetojnë shtatzëni ektopike – ku veza e fekonduar implantohet jashtë mitrës, zakonisht në një tub fallopian. Veza e fekonduar nuk mund të mbijetojë jashtë mitrës dhe nuk ka asnjë mënyrë për të vazhduar shtatzëninë.
Defekte te lindjes. Mosha e nënës është faktori kryesor i rrezikut në zhvillimin e defekteve të lindjes, pavarësisht se si është konceptuar fëmija. Nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar nëse foshnjat e konceptuara duke përdorur IVF mund të jenë në rrezik në rritje të defekteve të caktuara të lindjes.
Megjithëse disa studime sugjerojnë se mund të ketë një lidhje midis disa ilaçeve të përdorura për të stimuluar rritjen e vezëve dhe zhvillimin e një lloji specifik të tumorit ovarian, studimet më të fundit nuk i mbështesin këto gjetje. Nuk duket të ketë rritje të konsiderueshme të rrezikut të kancerit të gjirit, atij endometrial, të qafës së mitrës apo të vezoreve pas IVF.
Përdorimi i IVF-së mund të jetë i vështirë financiarisht, fizikisht dhe emocionalisht. Mbështetja nga këshilltarët, familja dhe miqtë mund t’ju ndihmojë ju dhe partnerin tuaj në uljet dhe ngritjet e trajtimit të infertilitetit.
Përgatitja : Përpara se të filloni një cikël IVF duke përdorur vezët dhe spermën tuaj, ju dhe partneri ka të ngjarë të keni nevojë për ekzaminime të ndryshme si:

Testimi i rezervës ovariane. Për të përcaktuar sasinë dhe cilësinë e vezëve tuaja, mjeku mund të testojë përqendrimin e hormonit stimulues të folikulit (FSH), estradiolit (estrogjenit) dhe hormonit anti-mullerian në gjak gjatë ditëve të para të ciklit tuaj menstrual. Rezultatet e testit sw bashku me një ekografi, mund të ndihmojnë në parashikimin mbi se si vezoret tuaja do t’i përgjigjen ilaçeve të fertilitetit.
Analiza e spermës. Nëse nuk është kryer si pjesë e vlerësimit fillestar të fertilitetit, mjeku do të bëjë një analizë të spermës pak para fillimit të një cikli trajtimi IVF.
Ekzaminimi i sëmundjeve infektive. Ju dhe partneri juaj do të kontrolloheni për sëmundje infektive, përfshirë HIV-in.
Simulimi i transferimit tw embrionit. Mjeku juaj mund të kryejë një test tw transferimit të embrionit për të përcaktuar thellësinë e zgavrës të mitrës tuaj dhe teknikën më të mirw tw mundshme për të vendosur me sukses embrionet në mitrën tuaj.
Ekzaminimi i mitrës. Mjeku do të ekzaminojë shtresën e brendshme të mitrës përpara se të filloni IVF. Kjo mund të përfshijë një sonohisterografi – në të cilën njw lëng injektohet përmes qafës së mitrës – dhe një ultratinguj për të krijuar imazhe të zgavrës tuaj të mitrës. Ose mund të përfshijë një histeroskopi – në të cilën një teleskop i hollë, fleksibël, me dritë(histeroskop) futet përmes vaginës dhe qafës së mitrës në mitër.
Para fillimit të një cikli të IVF, merrni parasysh pyetje të rëndësishme që përfshijnë:

Sa embrione do të transferohen? Numri i embrioneve të transferuara zakonisht bazohet në moshën e pacientes dhe numrin e vezëve të marra. Meqenëse shkalla e implantimit është më e ulët për gratë e moshuara, zakonisht transferohen më shumë embrione – me përjashtim të grave që përdorin vezë dhuruese ose embrione të testuara gjenetikisht.
Çfarë do të ndodhw me embrionet shtesë? Embrionet shtesë mund të ngrihen dhe të ruhen për disa vite për përdorim në të ardhmen. Jo të gjitha embrionet do t’i mbijetojnë procesit të ngrirjes dhe shkrirjes.
Pasja e embrioneve të ngrira mund t’i bëjë ciklet e ardhshme të IVF më pak të kushtueshme dhe më pak invazive. Ose, mund të jeni në gjendje t’i dhuroni embrione të ngrira të papërdorura një çifti tjetër ose një institucioni kërkimor. Ju gjithashtu mund të zgjidhni të mos i përdorni fare embrionet e mbetura.

Si do ta trajtoni një shtatzëni të shumëfishtë? Nëse më shumë se një embrion transferohet në mitrën tuaj, IVF mund të rezultojë në një shtatzëni të shumëfishtë – e cila paraqet rreziqe shëndetësore si për ju ashtu dhe për foshnjat. Në disa raste, reduktimi i fetusit mund të përdoret për të ndihmuar një grua të lindë më pak foshnje dhe të ketë rrezik më të ulët për shëndetin. Megjithatë, reduktimi i fetusit është një vendim i madh me pasoja etike, emocionale dhe psikologjike.
A i keni marrë parasysh komplikimet e mundshme që lidhen me përdorimin e vezëve të donatorëve, spermës ose embrioneve ose një bartës gestacional? Një specialist i fushës mund t’ju ndihmojë të kuptoni shqetësimet e lidhura me çwshtjen, siç janë të drejtat ligjore të donatorit. Në rasted e implantimit të embrionit mund të keni nevojë për ndihmwn e një avokati që t’ju ndihmojë të keni të drejta ë plota prindërimi në kuadrin ligjor.
Çfarë mund të presësh?

IVF përfshin disa hapa – stimulimin ovarian, marrjen e vezëve, marrjen e spermës, fekondimin dhe transferimin e embrionit. Një cikël IVF mund të zgjasë rreth dy deri në tre javë. Megjithatë, mund të nevojitet më shumë se një cikël.

Induktimi i ovulacionit?

Fillimi i një cikli IVF fillon me pwrdorimin e hormoneve sintetike për të stimuluar prodhimin e shumëfishtë të vezëve në vezore – në vend të një veze të vetme që zakonisht zhvillohet çdo muaj. Nevojiten disa vezë pasi një pjesë e tyre mund të mos fekondohen apo zhvillohen normalisht pas fekondimit.

Mund të përdoren disa medikamente të ndryshme, si p.sh.

Medikamente për stimulimin e vezoreve. Për të stimuluar vezoret tuaja, ju mund të merrni një medikament tw injektueshwm që përmban një hormon stimulues të folikulit (FSH), një hormon luteinizues (LH) ose një kombinim të të dyjave. Këto ilaçe stimulojnë zhvillimin e më shumë se një veze në të njëjtën kohë.
Medikamente për maturimin e ovociteve. Kur folikulat të jenë gati për marrjen e vezëve – përgjithësisht pas tetë deri në 14 ditë – ju do të merrni gonadotropinë korionike njerëzore (HCG) ose medikamente të tjera për të ndihmuar vezët të maturohen.
Medikamente për të parandaluar ovulimin e parakohshëm. Përdoren për të parandaluar zhvillimin e hershëm të vezëve.
Medikamente për të përgatitur mitrwn. Në ditën e marrjes së vezëve ose në kohën e transferimit të embrionit, mjeku mund të rekomandojë që të filloni të merrni suplemente progesteroni për tw pwrshtatur mitrwn me procesin e implantimit.
Mjeku juaj do të punojë me ju për të përcaktuar se cilat medikamente të përdorni dhe kur t’i përdorni ato.

Zakonisht, do t’ju duhet një deri në dy javë stimulim ovarian përpara se vezët tuaja të jenë gati për marrjen. Për të përcaktuar se kur vezët janë gati për marrjen, mundt’ju duhen:

Ekografi vaginale, një ekzaminim imazherik i vezoreve tuaja për të monitoruar zhvillimin e folikulave – qeska ovariane të mbushura me lëng ku kryhet maturimi I vezwve.
Testet e gjakut, për të matur përgjigjen tuaj ndaj medikamenteve të stimulimit të vezoreve – nivelet e estrogjenit zakonisht rriten me zhvillimin e folikulave dhe nivelet e progesteronit mbeten të ulëta deri pas ovulacionit.
Ndonjëherë ciklet IVF duhet të anulohen përpara marrjes së vezëve për një nga këto arsye:

Një numër i pamjaftueshëm i folikulave në zhvillim
Ovulimi i parakohshëm
Shumë folikula zhvillohen, duke krijuar rrezik për sindromën e hiperstimulimit ovarian
Çështje të tjera mjekësore
Nëse cikli juaj anulohet, mjeku juaj mund të rekomandojë ndryshimin e ilaçeve ose dozave të tyre për të nxitur një përgjigje më të mirë gjatë cikleve të ardhshme IVF ose mund t’ju këshillohet se keni nevojë për një dhurues vezësh.

Marrja e vezëve

Marrja e vezëve mund kryhet në klinikë 34 deri në 36 orë pas injektimit përfundimtar dhe para ovulimit.

Gjatë marrjes së vezëve, do t’ju vënë në sedacion dhe do t’ju japin ilaçe kundër dhimbjeve.
Aspirimi me ultratinguj transvaginal është metoda mw e zakonshme e marrjes. Një sondë me ultratinguj futet në vaginën tuaj për të identifikuar folikulat. Më pas një gjilpërë e hollë futet në një udhëzues me ultratinguj për të kaluar nëpër vaginë dhe më pas në folikula për të tërhequr vezët.
Nëse vezoret tuaja nuk janë të aksesueshme përmes ultrasoundit transvaginal, mund të përdoret një ultratingull abdominal për të drejtuar gjilpërën.
Vezët hiqen nga folikulat përmes një gjilpëre të lidhur me një pajisje thithëse. Shumë vezë mund të hiqen në rreth 20 minuta.
Pas marrjes së vezëve, mund të përjetoni ngërçe dhe ndjenja të ngopjes ose presionit.
Vezët e maturuara vendosen në një lëng ushqyes dhe inkubohen. Vezët që duken të shëndetshme dhe të pjekura do të përzihen me spermë në përpjekje për të krijuar embrion. Megjithatë, jo të gjitha vezët mund të fekondohen me sukses.
Marrja e spermës

Nëse jeni duke përdorur spermën e partnerit tuaj, një mostër e spermës duhet të jepet në mëngjesin e marrjes së vezëve. Zakonisht mostra e spermës mblidhet përmes masturbimit. Nganjëherë kërkohen metoda të tjera, si aspirimi i testikujve – përdorimi i një gjilpëre ose procedura kirurgjikale për nxjerrjen e spermës direkt nga testikujt. Mund të përdoret gjithashtu sperma e donatorëve. Spermatozoidet ndahen nga lëngu i spermës në laborator.

Fertilizimi

Fekondimi mund të tentohet duke përdorur dy metoda të zakonshme:

Inseminimi konvencional. Gjatë inseminimit konvencional, sperma e shëndetshme dhe vezët e pjekura përzihen dhe inkubohen gjatë natës.
Injeksioni intracitoplazmatik i spermës (ICSI). Në ICSI, një spermë e vetme e shëndetshme injektohet drejtpërdrejt në secilën vezë të maturuar. ICSI përdoret shpesh kur cilësia ose numri i spermës është problem ose nëse përpjekjet për fekondim gjatë cikleve të mëparshme IVF kanë dështuar.
Në situata të caktuara, mjeku juaj mund të rekomandojë procedura të tjera përpara transferimit të embrionit.

Çelja e asistuar. Rreth pesë deri në gjashtë ditë pas fekondimit, një embrion “çel” nga membrana (zona pellucida), duke e lejuar atë të implantohet në mukozën e mitrës. Nëse jeni në moshë ose nëse keni pasur disa përpjekje të dështuara IVF, mjeku juaj mund të rekomandojë çeljen e asistuar – një teknikë në të cilën bëhet një vrimë në zonën e pellucidës pak para transferimit për të ndihmuar embrionin të çelet dhe të implantohet. Çelja e asistuar është gjithashtu e dobishme për vezët ose embrionet që janë ngrirë më parë pasi procesi mund të ngurtësojë zonën e pellucidës.
Testi gjenetik para implantimit. Embrionet lejohen të zhvillohen në inkubator derisa të arrijnë një fazë ku një mostër e vogël mund të hiqet dhe të testohet për sëmundje specifike gjenetike ose numrin e saktë të kromozomeve, zakonisht pas pesë deri në gjashtë ditë zhvillimi. Embrionet që nuk përmbajnë gjene ose kromozome të prekura mund të transferohen në mitër. Ndërsa testimi gjenetik para implantimit mund të zvogëlojë gjasat që një prind të kalojë në një problem gjenetik, ai nuk mund të eliminojë rrezikun. Testimi prenatal mund të rekomandohet gjithashtu.
Transferimi i embrionit

Transferimi i embrionit bëhet në zyrën e mjekut ose në një klinikë dhe zakonisht ndodh dy deri në pesë ditë pas marrjes së vezëve.

Mund t’ju jepet një qetësues i lehtë. Procedura është zakonisht pa dhimbje, megjithëse mund të përjetoni ngërçe të lehta.
Mjeku do të fusë një tub të gjatë, të hollë, fleksibël të quajtur kateter në vaginë, përmes qafës së mitrës dhe në mitër.
Një shiringë që përmban një ose më shumë embrione të pezulluara në një sasi të vogël lëngu është ngjitur në fund të kateterit.
Duke përdorur shiringën, mjeku vendos embrionin ose embrionet në mitrën tuaj.
Nëse është i suksesshëm, një embrion do të implantohet në mukozën e mitrës tuaj rreth gjashtë deri në 10 ditë pas marrjes së vezës.
 Pas procedurës

Pas transferimit të embrionit, mund të rifilloni aktivitetet tuaja të zakonshme të përditshme. Megjithatë, vezoret tuaja mund të jenë ende të zmadhuara. Merrni parasysh shmangien e aktivitetit të rënduar, i cili mund të shkaktojë siklet.

Efektet anësore tipike përfshijnë:

Kalimi i një sasie të vogël lëngu të pastër ose të përgjakshëm menjëherë pas procedurës – për shkak të fshirjes së qafës së mitrës përpara transferimit të embrionit
Ndjeshmëri e gjirit për shkak të niveleve të larta të estrogjenit
Fryrje e lehtë
Ngërçe të lehta
Kapsllëk
Nëse keni dhimbje të moderuar ose të fortë pas transferimit të embrionit, kontaktoni mjekun tuaj. Ai do të mund të dallojë nëse ka një problem, qoftë infeksion, torsion ovarian (përdredhje ovariane) apo kemi të bëjmë me sindromwn e hiperstimulimit të vezoreve.

Rezultatet

Rreth 12 ditë deri në dy javë pas marrjes së vezëve, mjeku juaj do të testojë një mostër të gjakut për të zbuluar nëse jeni shtatzënë.

Nëse jeni shtatzënë, mjeku juaj do t’ju referojë tek një obstetër ose një specialist tjetër i shtatzënisë për kujdesin para lindjes.
Nëse nuk jeni shtatzënë, do të ndaloni marrjen e progesteronit dhe ka të ngjarë të keni menstruacione brenda një jave. Nëse nuk ju vijnë periodat ose keni gjakderdhje të pazakontë, kontaktoni mjekun tuaj. Nëse jeni të interesuar të provoni një cikël tjetër të fekondimit in vitro (IVF), mjeku juaj mund të sugjerojë hapa që mund të ndërmerrni për të përmirësuar shanset tuaja për të mbetur shtatzënë përmes IVF.
Shanset për të lindur një fëmijë të shëndetshëm pas përdorimit të IVF varen nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë:

Mosha e nënës. Sa më i ri të jeni, aq më shumë ka gjasa që të mbeteni shtatzënë dhe të lindni një fëmijë të shëndetshëm duke përdorur vezët tuaja gjatë IVF. Gratë e moshës 41 vjeç e lart shpesh këshillohen të marrin në konsideratë përdorimin e vezëve të donatorëve gjatë IVF për të rritur shanset për sukses.
Statusi i embrionit. Transferimi i embrioneve që janë më të zhvilluar shoqërohet me norma më të larta shtatzënie krahasuar me embrionet më pak të zhvilluara (dita e dytë ose e tretë). Megjithatë, jo të gjitha embrionet i mbijetojnë procesit të zhvillimit. Bisedoni me mjekun ose ofruesin tjetër të kujdesit për situatën tuaj specifike.
Historia riprodhuese. Gratë që kanë lindur më parë kanë më shumë gjasa të jenë në gjendje të mbeten shtatzënë duke përdorur IVF sesa gratë që nuk kanë lindur kurrë. Normat e suksesit janë më të ulëta për gratë që kanë përdorur më parë IVF disa herë, por nuk kanë mbetur shtatzënë.
Shkaku i infertilitetit. Të kesh një furnizim normal me vezë rrit shanset për të mbetur shtatzënë duke përdorur IVF. Gratë që kanë endometriozë të rëndë kanë më pak gjasa të jenë në gjendje të mbeten shtatzënë duke përdorur IVF sesa gratë që kanë infertilitet të pashpjegueshëm.
Faktorët e stilit të jetesës. Gratë që pinë duhan zakonisht kanë më pak vezë të marra gjatë IVF dhe mund të abortojnë më shpesh. Pirja e duhanit mund të ulë mundësinë e një gruaje për sukses duke përdorur IVF me 50%. Obeziteti mund të ulë shanset për të mbetur shtatzënë dhe për të pasur një fëmijë. Përdorimi i alkoolit, drogave rekreative, kafeina e tepërt dhe medikamente të caktuara gjithashtu mund të jenë të dëmshme.
Bisedoni me mjekun tuaj për çdo faktor që vlen për ju dhe se si mund të ndikojnë në shanset tuaja për një shtatzëni të suksesshme.