Ngrirja e embrioneve bëhet tek ato çifte që kanë një numër të lartë të embrioneve të fertilizuar në një cikël fertilizimi in vitro.Embrionet mund të ngrihen në ditën e tretë pas marrjes së vezëve ose në ditën e pestë në stadin e blastocistit. Ngrirja bëhet duke përdorur një terren të posaçëm dhe duke e ruajtur në temperature -196° C në azot të lëngët. Këto embrione mund të shkrihen dhe të transferohenmë vonë tek pacientja në një cikël transferimi me embrione të “shkrira”.
• Faza e parë përfshin stimulimin e vezoreve për të pasur sa më shumë folikuj dhe për të marrë sa më shumë vezë .Gjatë fazës së stimulimit, rritja folikulare monitorohet me kujdes me anë të ultratingujve transvaginale dhe testohet njëkohësisht niveli i estradiolit dhe i hormonit lutenizues në gjak. Këto janë hormone që formohen prej folikulës gjatë rritjes dhe mundësojnë përcaktimin e kohës optimale për marrjen e vezëve.
Kur një numër i mjaftueshëm i folikujve ka arritur nivele të kënaqshme rritjeje, faza finale e maturimit induktohet me një dozë të hormonit hCG.
• Faza tjetër është marrja e vezëve nga folikujt. Kjo bëhet me anë të një gjilpërë aspiruese nëpërmjet murit vaginal duke e ndjekur poroçedurën me anë të ekografisë. Proçedura kryhet nën anestezi të thellë intravenoze. Zakonisht pacientja mund të largohet rreth 50 minuta pas procedurës.
• Disa orë pas procedurës, ovocitet të cilat janë në fazën e duhur të pjekurisë Metafaza e II bashkohen me spermatozoidet nëpërmjet ICSI per tu formuar embrionet pas 18-24 orësh. Në ditën e tretë ose të pestë të zhvillimit embrional bëhet ngrirja e embrioneve me kualitetin më të mire.
• Kur pacientja eshte gati per te bere transferimine ketyre embrioneve te ruajtura ne ngrirje, procesi laboratorik per rikthimin e tyre ne gjendjen fillestare eshte I thjeshte. . Procedura e shkrirjes zgjat vetëm 10 minuta, dhe më pas embrionet vendosen përsëri në inkubator në temperaturen37 ° C. Pas disa oresh embrionet jane gati per tu transferuar ne uterusin e pacientes.