Infertiliteti është një problem madhor social, shoqëror dhe psikologjik. Shumë çifte nuk këshillohen me mjekun dhe marrin trajtimin e gabuar dhe të vonuar.
⚕️Përkufiziohet si paaftesia e çiftit për të konceptuar për periudhën një vit (për moshat nën 35 vjeç), dhe 6 muaj (për moshat mbi 35 vjec), me kontakte seksuale të pambrojtura, (të pakten dy herë në javë).
Infertiliteti prek 15 % të çifteve të moshës riprodhuese.
Faktorët mashkull dhe femër llogariten secili 35%. Në 20% i gjejmë të kombinuar të dy. 10% të rasteve është idiopatik, ose i panjohur.
Infertiliteti është primar kur nuk ka pasur asjëherë shtatzani, dhe sekondar kur ka patur qoftë dhe njëherë shtatzani me partnerin aktual ose një tjetër. Mund të jetë femëror ose mashkullor (ose te dyja).
Me trajtimin e duhur shanset për një shtatzani të çifteve infertile mund të arrijnë deri 85%.
Shkaqet e infertilitetit:
Tek femrat:
Mosha
Stresi
Dieta e varfer
Duhani
Mbipesha/ nenpesha
Anomalite e lindura te traktit genital femeror, anomali mulleriane
Faktore cervikale: stenoza ose anomali mukus sperme (5-10%)
Obstruksionet tubare
Infeksionet (klamidia etj)
Faktorë uterine: Miomat endokavitare ose intramurale qe deformojne kavitetin etj, endometritis, polipet endometriale etj
Faktoret ovarial: ovari policistik, insuficenca ovariale e parakohshme etj
Endometrioza
Tek meshkujt:
Varikocela
Droga
Duhani
Traumat lokale
Rrezatimi
Kimioterapia
Probleme shendetsore
Pesticidet
Alkooli etj
✅Analiza e parë që kërkohet tek meshkujt është spermograma pas një abstinence 2 deri 3 ditore.
Shkaqet për një analizë jo normale të spermës janë shpesh të korrigjueshme dhe varen nga stresi, infeksioni, lëvizshmeria jo normale, faktorët imunulogjikë, infeksioni etj.
✅Problemet e infertilitetit femëror janë më të komplikuar dhe kerkojnë një eksplorim më të gjerë diagnostikues. Kërkon trajtim të bazuar në protokolle me standarte të larta bashkëkohore dhe ndërhyrje mini-invazive me nivel të lartë.
✅Përveç analizave hormonale që kërkohen, ndërmjet të cilave me e rëndësishmja është hormoni anti-müllerian (AMH). Gruaja infertile plotësohet me ekzaminime më specifike që indikohen veçanerisht në rastet me dështime të ART të mëparshme ose rastet idiopatike, ndër të cilat ofrohen novatore në spitalin tonë:
FERTILOSKOPIA
HIDROLAPAROSKOPIA
SONOHISTEROGRAFIA
HISTEROSKOPIA DIAGNOSTIKE
LAPAROSKOPIA
✅Dhe trajtime të specializuara për endometriozën, miomat uterine, kirurgjia reparative në anomalitë e lindura, dhe andrologjike!
Për më tepër informacion na kontaktoni në numrat e telefonit:
+355 682053180
+355 4 23 90 500
➕Salus, spitali yt!