Qendra e parë AERO-MJEKËSORE në Shqipëri, AeMC synon të mbrojë shëndetin e personelit të fluturimit e mbi të gjitha mundëson certifkimin e tyre për të garantuar sigurinë e fluturimit.
Certifikatat që qendra jonë Aero-Mjekësore SALUS AeMC lëshon janë të dedikuara për stafin e fluturimit si më poshtë:
• Class 1, 2, LAPL
• Cabin crew
• Kontrolluesit e fluturimit
Të gjitha certifikatat e lëshuara nga Qendra AeMC janë në përputhje me Rregulloret e Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar dhe Rregullores EASA, PART–MED.
Ndërkohë, Drejtuese e Qendrës Aero-Mjekësore Salus është Dr. Vincenza Indelicato. Mjekja në fjalë, është ndër mjeket më eksperte të fushës dhe në eksperiencën e saj shumëvjeçare ka asistuar në proceset e certifikimit të ekuipazheve të kompanive të mirënjohura ndërkombëtare.
Për më shumë informacion na kontaktoni në numrat e telefonit:
+355 682053180 / +355 42390500
Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
www.salus.al