Qendra jonë aeromjekësore (AeMC) është e para dhe e vetmja qendër e llojit të saj në Shqipëri! Qendra jonë synon të sigurojë shëndetin e personelit të fluturimit dhe të ofrojë certifikime për të garantuar sigurinë e fluturimit.
Certifikatat e lëshuara nga AeMC janë të dedikuara për stafin e fluturimit, duke përfshirë Class 1, 2, LAPL, cabin crew dhe kontrolluesit e fluturimit. Të gjitha ato janë në përputhje me Rregulloret e Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar dhe Rregullores EASA, PART–MED.
Drejtuese e kësaj qendre të veçantë është Dr. Vincenza Indelicato, një eksperte në fushën e Aero-Mjekësisë me përvojë të pasur në certifikimin e ekuipazheve të kompanive ndërkombëtare të fluturimeve.
Për më shumë informacion apo për të rezervuar një orar me Dr. Vincenza Indelicato, telefononi tani në numrat e kontaktit që ilustrohen në vijim.
📲+355 682053180 / +355 42390500
📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë