Departmenti: Alergologji

Breath Test

“Breath Test” është nje testim që mundëson diagnostikimin e intolerancave ushqimore dhe sindromave të mospërthithjes së lëndëve si laktoza, fruktoza, glukoza e të tjera. 
Në përgjithësi “Breath Test” rekomandohet nga mjeku kur dyshohet për prezencën e intolerancave të caktuara, ndërsa procedura e testimit është tepër e thjeshtë!
Pasi konsumoni një sasi të sheqerit apo përbërjes së përcaktuar nga mjeku, ju merrni frymë në aparaturë. Në kampionin e marrë nga fryma juaj shqyrtohet niveli i hidrogjenit si treguesi kryesor i fermentimit intestinal të sheqerit të pathithur nga flora bakteriale e kolonit. 
Ky është një proces jo invaziv e pa dhimbje dhe rezultatet gjenerohen në një kohë të shkurtër. Diagnostikimi ekzakt i rasteve të intolerancës ju ndihmon që sëbashku me mjekun të përcaktoni një regjim të përshtatshëm ushqimor, e për pasojë të “luftoni” simptomat që shkakton intoleranca.
Për një jetë të shëndetshme, zgjidhni Spitalin Salus. 
Dr. Francesco Torzelli, alergolog-hematolog është udhëheqës në kujdesin e alergjive dhe çështjeve hematologjike. Me përvojë të thellë dhe njohuri të pasura, ai ofron trajtimin më të mirë për të siguruar mirëqenien tuaj.
Për më tepër informacion kontaktoni në numrat e telefonit:
+355 682053180 / +355 42390500
Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
www.salus.al
𝐒𝐚𝐥𝐮𝐬, 𝐬𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐲𝐭