Departmenti: Gastroenterologji

Kolonoskopia

Kolonoskopia është ekzaminimi i cili shërben për të diagnostikuar ndryshimet ose anomalitë që hasen në zorrën e trashë ose rektum.

🔹Kjo proçedurë realizohet duke përdorur një tub të gjatë dhe fleksibël i cili quhet Kolonoskop i cili në krye të tij ka një kamër e cila është e lidhur me një monitor të jashtëm duke i mundësuar mjekut pamjet e brendësisë së zorrës së trashë.

🔹Gjatë ekzaminimit me kolonoskop mjeku gastroenterolog mund të heqë polipe ose inde anormale apo të marrë biopsi të cilat dërgohen për t’u ekzaminuar në laborator.
Kolonoskopia si ekzaminim kryhet për të kontrolluar dhe për të trajtuar patologjitë si më poshtë:
•Polipe.
•Tumore.
•Ulçera.
•Infamacione.
•Ngushtime në zorrë.
•Heqjen e trupave të huaj që identifikohen gjatë ekzaminimit.

🔹Ajo mund të përdoret edhe për të gjetur shkaqet e një diarreje kronike të pashpjegueshme apo edhe si rikontroll për personat që janë trajtuar për kancer të zorrës së trashë ose sipas rekomandimit të mjekut specialist.

👨‍⚕️Dr. Gianmarco Bulighin, mjek gastroenterolog endoskopist me mbi 30 vite eksperiencë në spitalet më të njohura në Londër dhe Itali, pret në spitalin Salus të gjithë pacientët që kanë probleme dhe shqetësime me aparatin tretës.

👉🏼Për më tepër informacion kontaktoni në numrat e telefonit:
📲+355 682053180 / +355 42390500
📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al