Departmenti: Kirurgjia Vaskulare

Kirurgjia e arteries karotide

A e dini se stenozat e arteries karotide mund të shkaktojnë goditje në tru?

Arteriet karotide ndodhen në dy anët e qafës, ndërsa janë dy arteriet kryesore që furnizojnë trurin me gjak.

Përse dhe si shkaktohet stenoza e arteries karotide?

Ateroskleroza është një proçes i “plakjes” së arterieve që zhvillohet dhe avancon gradualisht duke filluar që në moshë të re, ndërsa karakterizohet nga grumbullimi i yndyrnave në muret e arterieve të cilat çojnë gradualisht në formimin e pllakave aterosklerotike në brendësi të arteries e për pasojë ngushtojnë arterien dhe pengojnë qarkullimin e gjakut në to.

Në përgjithësi, stenoza e arteries karotide nuk shfaq shenja të dallueshme tek pacienti. Në disa raste pacienti mund të pësojë paraliza momentale të gjymtyrëve, vështirësi në të folur ose errësim të pamjes nga njëri sy që kalojnë vetëm pas pak minutash.

Diagnostikimi në kohë është shumë i rëndësishëm.

Për më shumë informacion apo për të rezervuar një orar me Dr. Gastone Bergamaschi, mjek kirurg ekspert ne kirurgjinë vaskulare, telefononi tani në numrat e kontaktit që ilustrohen në vijim.

📲+355 682053180 / +355 42390500
📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al