Departmenti: Kirurgji e Përgjithshme

Kolecistektomia me laparoskopi

Heqja e tëmthit me laparoskopi në Spitalin Salus është aktualisht me çmim promocional 1900 euro.

Kolecistektomia laparoskopike, e njohur ndryshe si heqja e tëmthit është një kirurgji minimale invazive në të cilën përdoren incizione të vogla dhe instrumenta të specializuar për të hequr një fshikëz tëmthi të inflamuar ose të sëmurë.

Kolecistektomia me laparoskopi ofron avantazhe në krahasim me kolecistektominë e hapur.

Kolecistektomia laparaskopike ul dhimbjen postoperatore, zvogëlon nevojën për analgjezinë postoperatore, shkurton kohën e qëndrimit në spital nga 1 javë në më pak se 24 orë dhe pacienti i rikthehet rutinës së tij brenda 1 jave krahasuar me 1 muaj në kolecistektominë e hapur.

Ndër të tjera, kolecistektomia laparoskopike sjell përmirësim kozmetik të shenjave të plagës dhe përmirëson satisfaksionin e pacientëve në krahasim me kolecistektominë e hapur.

Prof. Dr. Costantino Zingaretti, emër i mirënjohur i ekselencës mjekësore mbarëkombëtore pret pacientë në Spitalin Salus çdo javë, për të realizuar ndërhyrje nga më të zakonshmet deri tek ato më të komplikuarat.

📲+355 68 803 1780 / +355 52 907 570
📍Adresa: Rruga e Doganës 2001, Durrës.
🌐 www.salus.al
➕ 𝐒𝐚𝐥𝐮𝐬, 𝐬𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐲𝐭