Departmenti: Kirurgji Estetike

Kirurgjia orthognatike

Kirurgjia orthognatike mundëson korrigjimin e një spektër të gjerë asimetrish apo anomalish të dhëmbëve, nofullave dhe të fytyrës.

Me anë të këtyre ndërhyrjeve mundësohet shërimi total nga sindromi i apneas së gjumit, korrigjimi i kafshimit, korigjimi i asimetrive të nofullave, përmirësohet në mënyrë të ndjeshme estetika e fytyrës, ndërsa korrigjohen edhe problematikat funksionale të lidhura me përtypjen dhe të folurën.

Kirurgjia maksilofaciale aplikohet në pacientë që paraqesin:

1. Asimetri të nofullave dhe fytyrës.
2. Korrigjime të kafshimit të kryqëzuar tek të rriturit nëpërmjet një procedure që quhet SARPE.
3. Shërim total nga sindroma e apnea-s së gjumit.
4. Në ndihmë të implantologjisë për armonizimin e lartësisë së kafshimit për të krijuar vend mjaftueshëm për rehabilitimet protetike mbi implantet dentare.
5. Rehabilitim funksional dhe estetik në pacientët e rritur dhe në adoleshencë të defekteve kockore pjesë e sindromave të ndryshme (Labio-Palato-Skizat, Crouzon, Microsomia Hemifaciale etj.).

Departamenti i Kirurgjisë Maksilofaciale dhe Stomatologjisë në Salus, ofron shërbime diagnostikuese dhe terapeutike një kategorie të gjerë pacientësh me problematika dhe patologji të regjionit të gojës, të kokës dhe të qafës. Departamenti merret me diagnozën dhe terapinë e patologjive të tipit neoplazik (tumorale), funksionale, traumatologjike. Me një eksperiencë 10-vjeçare, ky departament i nënshtron një përkushtim të veçantë korigjimeve të deviacioneve kraniomaksillo-faciale dhe dismorfozave të regjionit të kokës.

Besojani shëndetin tuaj profesionistëve tanë duke telefonuar tani për të rezervuar një orar me Dr. Francesco Lagana, kirurg maksilofacial, në numrat që ilustrohen në vijim.

📲+355 682053180 / +355 42390500
📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al