Të gjithë njerëzit mund të zhvillojnë kancer stomaku, por ka disa faktorë që na bëjnë më shumë të riskuar.
Faktorët e riskut që rrisin probabilitetin për zhvillim të kancerit të stomakut janë:
• Mosha mbi 65 vjeç.
• Historia familjare.
• Duhanpirja.
• Konsumi i alkoolit.
• Obeziteti.
• Infeksioni me Helicobacter Pylori.
• Gastriti, GERD.
• Konsumi i tepruar i kripës, ushqimeve të tymosura dhe turshive.
• Dieta e varfër në fruta dhe perime.
• Personat me grup gjaku A.
• Infeksioni me virusin Epstein-Barr (EBV).
• Ekspozimi ndaj azbesit, qymyrit dhe gomës.
Cilat janë simptomat?
Në stadet e hershme të sëmundjes, kanceri i stomakut nuk shfaq simptoma. Por, kur sëmundja avancohet, shenjat më tipike mund të jenë:
• Nauze/të vjella.
• Djegie ne stomak/urth.
• Humbje të oreksit.
• Rënie në peshë.
• Lodhje.
• Fryrje barku.
• Të vjella me gjak (në stadet e avancuara).
• Feçe me ngjyrë të zezë.
Trajtimi i kancerit të stomakut varet nga stadi i sëmundjes, gjendja e përgjithshme dhe preferencat e pacientit. Në rastet kur kanceri i stomakut është i kufizuar në stomak, kirurgjia është modaliteti kryesor i trajtimit.
Ndërkohë, modalitete të tjera trajtimi të cilat mund të jenë të kombinuara ose jo me kirurgjinë janë:
• Radioterapia
• Kimioterapia
• Imunoterapia
Për të rezervuar një orar me Prof. Dr. Costantino Zingaretti, kirurgun e ekselencës botërore, i cili përgjatë viteve ka kryer një numër të lartë të ndërhyrjeve nga më të komplikuarat të gjitha me sukses të plotë, telefononi tani në numrat e kontaktit që ilustrohen në vijim.
📲+355 682053180 / +355 42390500
📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al