Departmenti: Obstetri - Gjinekologji

Kirurgjia mini-invazive për pacientet infertile

Dy nga kirurgjitë më të zakonshme për trajtimin e infertilitetit femëror janë laparoskopia dhe histeroskopia.

Nëpërmjet këtyre procedurave, profesionistët e fertilitetit mund të diagnostikojnë dhe trajtojnë probleme të ndryshme të infertilitetit si: Endometriozat, aderencat, problemet tubare, miomat uterine e të tjera.

Me avancimin e teknologjisë, komplikime të shumta të fertilitetit mund të trajtohen ose korrigjohen nga specialistë të fertilitetit me mbështetjen e pajisjeve dhe procedurave teknologjike.

Në Spitalin Salus kryhen gjithashtu ekzaminime të tjera specifike për gruan infertile si:

• FERTILOSKOPIA
• HIDROLAPAROSKOPIA
• SONOHISTEROGRAFIA

Dr. Bruno Engl, mjek i talentuar me një përvojë të pasur dhe ekspertizë të jashtëzakonshme në fushën e mjekësisë riprodhuese, me njohuritë e tij të thella dhe angazhimin për pacientët, është udhëheqës në diagnostikimin dhe trajtimin e problematikave të fertilitetit, sëmundjeve të organeve riprodhuese e të tjera.

Për të rezervuar një orar me Dr. Bruno Engl, telefononi tani në numrat që ilustrohen në vijim.

📲+355 682053180 / +355 42390500
📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al