Departmenti: Psikiatri

Përse Ndodh Çrregullimi I Ankthit?


Çrregullimi i ankthit është një diagnozë e cila është shumë më komplekse sesa koncepti i thjeshtë i ankthit dhe që të quhet i tillë duhet të plotësojë disa kritere diagnostike përkatëse.

Ankthi patologjik karakterizohet nga vuajtje qoftë dhe nga një ngacmim i jashtëm minimal e i parëndësishëm si dhe nga një nivel i lartë simptomash e shqetësimesh, të cilat vazhdojnë të jenë të qëndrueshme në kohë dhe që shoqërohen me strategji specifike të sjelljes siç është për shembull shmangia.

Por, cilat janë simptomat e ankthit?

Rrahje të shpeshta të zemrës, shtim të ritmit të frymëmmarrjes, djersitje e shtuar, dhimbje gjoksi, dobësi trupore, nervozizëm në rritje, frika e humbjes së kontrollit e shumë të tjera.

Përse ndodh çrregullimi i ankthit?

* Historia e vështirë e jetës ose historia familjare.
* Trauma gjatë fëmijërisë ose dhë më vonë si: Abuzimi fizik, psikologjik ose seksual, bullizmi i vazhdueshëm në shkollë.
* Ngjarje stresuese si izolimi social.
* Stili jo i shëndetshëm i jetës, gjendja jo e mirë shëndetësore.
* Përdorimi/abuzimi me substancë.

Por, bashkë mund t’ja dalim! Telefononi tani në numrat që ilustrohen në vijim për të rezervuar një orar me Dr. Taulant Pengili, një ndër psikiatrët më të mirë në Shqipëri me plotë raste suksesi.

📲+355 682053180 / +355 42390500

📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al

➕𝐒𝐚𝐥𝐮𝐬, 𝐬𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐲𝐭