Departmenti: Onkologji dhe Kemioterapi

Cilët pacientë me kancen gjiri duhet të kryejnë analiza gjenetike germinale?

Në erën e mjekësisë preçize, koha kur kanceri i gjirit trajtohej në bazë të një algoritmi të përgjithshëm ka kaluar. Identifikimi i barnave specifike për çdo pacient është thelbësore. Ndaj ndarja e pacienteve me kancer gjiri në bazë të mutacioneve PIK3CA, ESR1, HER2 dhe BRCA1/BRCA2 ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën e trajtimit të kancerit të gjirit.

Cilët pacientë me kancer gjiri duhet të kryejnë analiza gjenetike germinale?

Në kancerin e hershëm të gjirit rekomandohet që të kryhen analiza gjenetike germinale në:

• Gratë e diagnostikuara para moshës 50 vjeç.
• Kancer gjiri triple negative pavarësisht moshës.
• Kancer gjiri bilateral pavarësisht moshës.
• Të gjithe burrat me kancer gjiri.

Gjithashtu, gratë e moshës mbi 50 vjeç që kanë në familjen e tyre persona të diagnostikuar me kancer pankreasi, kancer ovari, kancer gjiri ose kancer prostate, duhet të kryejnë gjithashtu testin gjenetik.

Dr. Carmelo Pozzo, do të jetë në Salus më datë 9 dhe 10 shkurt për të kryer vizita onkologjike! Dr. Pozzo është mjek onkolog italian me më shumë se 25 vite eksperiencë në trajtimin e pacientëve të prekur nga tumoret malinje dhe beninje në faza të ndryshme të sëmundjes!

Besojani shëndetin tuaj profesionistëve tanë, duke telefonuar tani në numrat që ilustrohen në vijim.

📲+355 682053180 / +355 42390500

📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al
➕𝐒𝐚𝐥𝐮𝐬, 𝐬𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐲𝐭