Departmenti: Kirurgji e Përgjithshme

Heqja e tëmthit me laparaskopi

Kolecistektomia laparaskopike, e njohur ndryshe si heqja e tëmthit është një kirurgji minimale invazive në të cilën përdoren incizione të vogla dhe instrumenta të specializuar për të hequr një fshikëz tëmthi të inflamuar ose të sëmurë.

Heqja e tëmthit me laparaskopi ofron avantazhe në krahasim me kolecistektominë e hapur.

Kolecistektomia laparaskopike ul dhimbjen postoperatore, zvogëlon nevojën për analgjezinë postoperatore, shkurton kohën e qëndrimit në spital nga 1 javë në më pak se 24 orë dhe pacienti i rikthehet rutinës së tij brenda 1 jave krahasuar me 1 muaj në kolecistektominë e hapur. Ndër të tjera, kolectistektomia laparaskopike sjell përmirësim kozmetik të shenjave të plagës dhe përmirëson satisfaksionin e pacientëve në krahasim me kolecistektominë e hapur.

Prof. Dr. Costantino Zingaretti, emër i mirënjohur i ekselencës mjekësore mbarëkombëtore pret pacientë në Spitalin Salus çdo javë, për të realizuar ndërhyrje nga më të zakonshme deri tek ato më të komplikuarat.

Besojani shëndetin tuaj profesionistëve tanë. Telefononi tani për të rezervuar një orar, në numrat që ilustrohen në vijim:

📲+355 682053180 / +355 42390500

📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al