Departmenti: Neurologji

Për çfarë duhet neurologu?

Neurologët janë profesionistë mjekësor të specializuar në diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve të sistemit nervor. Ekziston një shumëllojshmëri e sëmundjeve neurologjike, si për shembull: Sëmundja Parkinson, migrenat kronike, meningitet, epilepsia, skleroza multiple e të tjera.
Këto sëmundje shfaqen me simptoma të ndryshme, përfshirë paralizën e dorës apo këmbës, marramendjen apo problemet në të folur, dobësinë e muskujve apo konfuzionin. 
Nisur nga kjo shumëllojshmëri, ekzaminimet neurologjike përfshijnë një gamë të gjerë testesh, me anë të të cilave vlerësohet fuqia e muskujve, koordinimi dhe kujtesa. 
Prof. Dr. Fabrizio Monti, neurolog, drejtues i departamentit të Neurologjisë, profesor në Universitetet e Triestes dhe Udines, pret në Salus pacientët që vuajnë nga:
➡️Dhimbje koke dhe migrenë.
➡️Epilepsia.
➡️Sëmundja e Parkinsonit.
➡️Çrregullimet e gjumit.
➡️Sëmundjet që prekin sistemin nervor periferik.
Ekzaminimet që Prof. Dr. Monti kryen:
➡️Ekzaminim neurologjik.
➡️Elektromiografi dhe elektro-neurografi.
➡️Testim për vlerësimin e perkeqësimit mendor (Alzheimer etj).
➡️Testim për diagnozën e depresionit.
Besojani shëndetin tuaj ekspertëve tanë, duke telefonuar tani për të rezervuar një orar.
📲+355 682053180 / +355 42390500
📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al
➕𝐒𝐚𝐥𝐮𝐬, 𝐬𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐲𝐭