Departmenti: Kirurgji e Përgjithshme

Çfarë është hernia inguinale?

Hernia inguinale është një nga sëmundjet më të zakonshme kirurgjikale. Hernia përfaqëson daljen e organeve të brendshme përmes një defekti të krijuar në murin e përparmë të barkut. Ky defekt ndodh në zonën e kanalit inguinal.

Çfarë e provokon daljen e organeve të barkut jashtë?
1. Sforcimet 
2. E lindur (mund të vijë si pasojë e defekteve të ndryshme të kësaj zone anatomike që krijohen gjatë zhvillimit të njeriut).
3. Pirja e duhanit.
4. Sëmundjet e rënda dhe patologjitë e mushkërive.
5. Shtatzënia.
6. Operacionet e mëparshme.
7. Konstipacioni kronik.
8. Hipertrofia beninje e prostatës që shoqërohet me urinim të vështirësuar.

Komplikacionet e hernies?
1. Pamundësia për të futur zorrën në bark.
2. Inkarcerimi (jep bllokim të zorrës me shenjat e bllokimit si nauzë, të vjella, fryrje barku etj).
3. Strangulimi që jep gangrenë të zorrës dhe ka nevojë për rezeksion zorre dhe anastomozë.

Trajtimi i hernies?

Nëqoftëse hernia është e vogël dhe nuk ju jep shqetësime atëhere kirurgët do ju rekomandojnë observim. Herniet e mëdha dhe të dhimbshme kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale si për të reduktuar shqetësimet ashu edhe për të parandaluar komplikacionet.
Prof. Dr. Costantino Zingaretti, mjek kirurg i ekselencës botërore në fushën e kirurgjisë është pjesë e Spitalit Salus prej vitesh dhe ka kryer mijëra operacione deri tek ato më të komplikuarat me sukses të plotë!

Stafi kirurgjikal i Spitalit Salus përbëhet nga Prof. Dr. Costantino Zingaretti, Dr. Fabjan Mustafaj, Dr. Dritan Reovica, mjekët anestezistë dhe stafi infermieror i sallës operatore.

Besojani shëndetin tuaj profesionistëve, telefononi tani për të rezervuar një orar!

📲+355 682053180 / +355 42390500

📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al

➕𝐒𝐚𝐥𝐮𝐬, 𝐬𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐲𝐭