Ulçera e stomakut janë plagë të dhimbshme që mund të gjenden në mukozën e stomakut ose zorrës së hollë. Ato ndodhin kur shtresa e trashë e mukusit që mbron stomakun nga lëngjet tretëse zvogëlohet (hollohet), duke lejuar kështu acidet tretëse të “konsumojnë” indet e mukozës gastrike.
Ulçera gastrike ose peptike është e lehtë për t’u trajtuar, por mund të zhvillohet në një gjendje serioze nëse nuk trajtohet.
Simptomat më të zakonshme përfshijnë:
• Dhimbje të përgjithshme në stomak.
• Humbje peshe.
• Humbje të oreksit për shkak të dhimbjes.
• Të vjella.
• Refluks gastroezofageal.
• Urth (ndjesi djegieje në gjoks).
• Dhimbje që shtohet kur hani ose pini.
Trajtimi ndryshon në varësi të shkakut të ulçerës. Shumica e ulçerave mund të trajtohen me një recetë nga mjeku, por në raste të rralla mund të kërkohet të procedohet në kirurgji.
Kujdesuni për shëndetin tuaj para se të jetë tepër vonë, duke telefonuar tani për të rezervuar një orar me Dr. Gianmarco Bulighin, në numrat që ilustrohen në vijim.
📲+355 682053180 / +355 42390500
📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al