QENDRA AERO-MJEKËSORE (AEMC)

Spitali Italian Salus, vjen pranë jush me sherbimin me te ri – Qendren Aeromjekesore (AEMC)

Kjo eshte  qendra e parë dhe e vetme që operon në vendin tone për këtë lloj sektori.

Qendra e parë AEROMJEKESORE  në Shqiperi, synon të mbrojë  shëndetin e personelit  të fluturimit e mbi të  gjitha certifkimin e personelit për të garantuar sigurinë e fluturimit.

Certifikatat që qëndra jone aeromjekësore SALUS AEMC lëshon janë të dedikuar stafit të fluturimit si më poshtë:

  • Klass 1, 2, LAPL
  • Cabin crew
  • Kontrolluesit e fluturimit

Të gjithë certifikatat e lëshuar nga qëndra jonë jane ne përputhjë me Rregulloret e Autoritetit të Aviacionit Civil Shqipëtar dhe Rregullores EASA, PART – MED.

Drejtuese e Qendres Aero Mjekesore Salus eshte Dr. Vincenza Indelicato, e cila eshte diplomuar në Universitetin e Romës “La Sapienza” në Mjekësi dhe Kirurgji ne vitin 1989.

Dr. Vincenza Indelicato, me nje ekperience gati 25 vjecare eshte:

    • Specializuar në Dermatologji dhe SST në Universitetin e Romës “La Sapienza”
    • Ne viti 1999 ka mar titullin “Dr”. për çertifikimin mjekësor të aftësisë për fluturim për të a mirëmbajtur licencat dhe çertifikatat e operimit në aeronautikën Poliambulatorio SASN Fiumicino sipas DGAC-MED
    • Që nga viti 2005 eshte emëruar Shefe e Shëndetit Poliambulatorio SASN Fiumicino
    • Ne vitin 2007 – eshte emëruar Shefe e Shëndetit post-SASN Health Aerea në aeroportin e Romës Fiumicino Leonardo da Vinci . Nga i njëjti vit bashkëpunoi me Drejtorinë e Përgjithshme të Burimeve Njerëzore dhe Profesioneve të Shëndetit për të zbatuar rregulloret Evropiane për standardet shëndetësore për transportin ajror dhe detar.
    • Ne nentor te vitit 2007 eshte emeruar si “përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë për punën e Komitetit të Koordinimit Ndërministror për Transportin Detar”. E deleguara e shtetit Italian në punën e IMO (Organizata Ndërkombëtare Detare) për rishikimin e Kodit dhe Konventës STCW. Eksperte italiane në Këshillin Evropian për Transportin Detar.
    • Gjithashtu ka qene pedagoge per kurse rifreskimi (ECM) të Ministrisë së Shëndetësisë në Departamentin e Cilësisë dhe Departamentin e Parandalimit.
    • Ne Nentor 2008 , emerohet Koordinatore e Ministrisë së Shëndetësisë ne Itali për Auditimin EASA
    • Ne shkurt te vitit 2016 eshte perzgjedhur nga shteti I talian per të ndërmarrë ekzaminime dhe vlerësime aeromjekësore për lëshimin e certifikatave mjekësore për klasën 1/2/3 / LAPL / CC. AME n. IT-AC0013
    • Ne janar te visit 2018 perzgjidhet nga shteti Italian të ndërmarrë ekzaminime dhe vlerësime aeromjekësore për lëshimin e certifikatave mjekësore për klasën 1/2 / LAPL / CC jashtë vendit (Katar) AME n. IT-1120

...
Placeholder Image

Mundësojmë Certifikata Mjekësore për ekuipazhin e fluturimit

Placeholder Image

Personel i shëndetshëm,fluturim i sigurt vetëm me AEMC!

Placeholder Image

Kujdesuni per shëndetin tuaj m AEMC