♀️ ♂️Zbokthi përbën një problem shëndetësor të lekurës i cili prek kryesisht skalpin e kokës, por edhe zona të tjera me qime që karakterizohet nga prania e petëzave të holla e të vogla të lekurës së shkolitur.
➡️Zbokthi nuk është ngjitës dhe nuk përben problem shëndetësor të rendë. Klinika e tij mund te shfaqet nga format e lehta, te moderuara deri ne rastet e renda, te cilat cojne ne sjellje te sikletshme te pacientit në shoqeri.
Shenjat dhe simptomat e zbokthit manifestohen me:
➡️Cipa lëkure në scalp, flokë, vetulla, mjekër e mustaqe.
➡️Kruarje e skalpit dhe zonave të tjera me qime
➡️Skuama, krusta të verdha, të yndyrshme kryesisht në skalpin e femijeve
Ne gjendje stresi, periudhat e ftohta te vitit ( vjeshte, dimer) shihet acarime dhe shtim te rasteve me zbokth. Ne situatat kur perdorimi ditor i produkteve te higjienes nuk arrin te mbaje nen kontroll eleminimin e zbokthit eshte e rendesishme te konsultohet mjeku dermatolog.
Shkaktaret kryesore te zbokthit janë:
Lëkura e yndyrshme, pasoje e shtimit te sekrecionit te gjendrave sebace (gjendrra te yndyres)
Aktiviteti i shtuar i nje mikrooraganizmi (kerpudhe) te lekures , Malassezia globosa qe metabolizon perberesit e sebumit (yndyres) nepermjet enzimes lipase, duke formuar Acidin Oleik, I cili deperton shtresen siperfaqesore korneale te epidermis , duke ngacmuar nje pergjigje inflamatore te shoqeruar me pastrimin/eleminimin e qelizave te kesaj shtrese.
Nivelet e Malassezia gjate pranise se zbokthit rriten me 1.5 deri ne 2 herë, krahasuar me nivelet e normës.
Higjena jo e mire
Lekura e thate
Sensitivitet ndaj produkteve kozmetike te flokeve ( dermatit kontakti)
Disa semundje te lekures si: psoriasis dhe ekzema
➡️Cdokush mund te kete problem me zbokthin, por ndikimi I faktoreve te vecante krijon ndjeshmeri te ndryshme ne individe per te shfaqur kliniken e prezences se zbokthit.
➡️Faktori moshe nuk ka ndikim te drejtperdrejte.
Kryesisht zbokthi shfaqet ne rinine e hershme e mund te vazhdoje deri ne moshen e mesme, por ka raste qe te shoqeron gjate gjithe jetes . Meshkujt jane me te predispozuar per te zhviluar kliniken e zbokthit. Sipas disa studime kjo lidhet me ndikimin e hormoneve mashkullore.
☎️Rezervo një vizitë me mjeken dermatologe Amarda Cenko në Salus duke kontaktuar në numrin 0682053180 / www.salus.al