Smalti dentar është indi më i fortë dhe më i mineralizuar në tërë organizmin e njeriut, megjithatë struktura e tij është jashtëzakonisht delikate.
Smalti nuk është i përbërë nga qeliza që ripërtërihen dhe trupi ynë nuk mund ta rregullojë dhëmbin pasi të jetë thyer ose dëmtuar.
Larja e dhëmbëve dhe përdorimi i fillit dentar nuk është gjithmonë i mjaftueshëm për të mbrojtur dhëmbët tuaj nga prishja. Ndonjëherë janë zakonet e gabuara te perditshmerise tonë mund të dëmtojnë shëndetin e gojës.
Ngrënia e thonjve, është vatër e baktereve dhe kontribuon në dobësimin dhe konsumimin e smaltit.
Përdorimi i dhëmbëve për të hapur ambalazhe/fruta të thata
Përtypja e akullit: Tkurrja e papritur për shkak të ndryshimit të temperaturës mund të thyejë dhëmbët tuaj.
Kafshimi i lapsave dhe stilolapsave: Jo vetëm që ju shkakton dhembje te dhëmbëve, por me kalimin e kohës mund të çojë në prishje dhe kariesit.
Përdorni kruajtese dhëmbësh në mënyrë të gabuar: kjo pjesë e vogël e drurit mund të bëhet një armë e rrezikshme në duar të gabuara! Shumicën e kohës përfundojmë duke dëmtuar mishrat e dhëmbëve. Përdorni një fill të butë dentar në vend te nje kruajtese dhembesh.
Shume e rendesishme eshte edhe pasta e dhëmbëve, ajo e duhura per ju qe ju ndihmon te rigjeneroni smaltin, ju jep lehtësim të menjëhershëm dhe mbrojtje të qëndrueshme nga mbi ndjeshmëria.
Kontakto departamentin e Stomatologjise ne Salus për tu perkujdesur per dhemebet tuaj në 0682053180