Ajo që ne zakonisht i quajmë “yndyrna” dhe mjekët i përcaktojnë si lipide, janë ndër makronutrientët të cilët, në proporcione të duhura, nuk duhet të mungojnë kurrë në një dietë të ekuilibruar.
Shumë shpesh ne konsumojmë yndyrna në sasi të larta pa e konsideruar vlerën e tyre ushqyese, pa menduar se disa prej tyre nuk do të ishin të mira për trupin tonë.
Yndyrnat e ngopura dhe të hidrogjenizuara duhet të shmangen sa më shumë që të jetë e mundur. Përdorimi i tepruar i tyre rrit rrezikun e sëmundjes koronare të zemrës dhe problemeve kardiovaskulare.
Ato duhet të zëvendësohen me yndyrna të pangopura, të cilat gjenden kryesisht në vajin e ullirit ekstra të virgjër, vajin e lulediellit, por edhe në frutat si avokado, dhe në ushqime të tjera si bajamet, lajthitë dhe stikat. Ato ndihmojnë për të rritur nivelin kolesterolit të mirë. Ato janë burime të shkëlqyera të Omega 3, si peshku dhe mishi i salmonit, sardeles dhe tonit, frutat si arr dhe farat e lirit, por edhe bishtajoret si fasulet e thata. Omega 6 gjendet në vajra esencialë (misër, sojë, fara pambuku, lulelakër, luledielli), në frutat me vaj si arrat, kikirikët, dhe në ushqime të tilla si drithërat, bishtajoret e thata dhe të verdhat e vezëve . Këto yndyrna janë përbërës të rëndësishëm të trupit (përbëjnë membranat qelizore), dhe janë thelbësore për zhvillimin dhe rritjen e fëmijës, si dhe uljen e nivelit të triglicerideve në gjak.
Mbajtja e një raporti të mirë omega-3 dhe omega-6 (1-6) është thelbësore për të kufizuar inflamacionin (të dëmshëm për trupin dhe një shpërthim sëmundjesh siç janë sëmundjet kardiake). Në përgjithësi, në dietën mesdhetare, ushqimet e pasura me omega-6 merren më shpesh, ndërsa omega-3 janë të pakta. Një dozë optimale për trupin, është konsumi i të paktën 1-2 porcioneve javore të peshkut dhe rreth 10g arra ose frutave të tjerë me vaj në ditë (p.sh. 2-3 arra).
Yndyra që gjendet në ushqimet e paketuara dhe të përpunuara, nga ana tjetër, mund të bazohet në yndyrna bimore të hidrogjenizuara të cilat mund të përmbajnë formën “trans” të acideve yndyrore, e cila është treguar se është në gjendje të rrisë kolesterolin total dhe të keq (LDL), dhe të zvogëlojë atë ‘’të mire’’ (HDL).
Përcakto nivelin e kolesterolit në gjak dhe kontrollo zemrën në Salus! Check up për zemrën
➕Departamenti i Kardiologjisë në Salus, është drejtuar drejt trajtimit jo-invaziv të patologjive kardiovaskulare. Ky shërbim ndihmon në ndjekjen e pacientëve me probleme kardiovaskulare sipas protokolleve standarte bashkekohore për secilën patologji.
☎️Kontakto: 0682053180 / www.salus.al