Lëkura e freskët, elastike, me shkëlqim, e lëmuar dhe kompakte, mund të mbetet e re, pavarësisht kalimit të kohës!
Një organ kaq delikat dhe i ndjeshëm, është mburoja e parë që kemi dhe sulmohet në disa fronte: të ftohtin, nxehtësinë, diellin, papastërtitë, stresin dhe radikalet e lira minojnë shëndetin e tij!
❌Një dietë e pasur me karbohidrate promovon rritjen e radikalëve të lira në indet e lëkurës, të cilat sjellin humbjen e elasticitetit të lëkurës dhe e ekspozojnë më shumë ndaj procesit të plakjes.
❌Edhe pirja e duhanit, edhe pse pasive, është fajtore për plakjen, po ashtu edhe ekspozimijo i përshtatshëm në rrezet e diellit, ndotja, jo pastrimi i dermës.
✅Njerëzit që respektojnë një mënyrë jetese të shëndetshme kanë lëkurë më të shëndetshme dhe më të bukur.
✅Gjumi dhe hidratimi i lëkurës janë thelbësore për mirëbajtjen e saj.
Bishtajoret si: fasulet, qiqrat, thjerrëzat, bizelet, perimet, antioksidantët natyralë (spinaq, lakër, brokoli, ullinj, majdanoz), ushqimet e pasura me vitamina A, C siç janë agrumet, kivi dhe manaferrat.
Vitaminat janë përbërës organikë të domosdoshëm për funksionimin e trupit tonë dhe proceseve të tij. Për dallim nga ushqyesit e tjerë, ato janë të nevojshme në sasi shumë të vogla.
Por cilat janë vitaminat më të mira për lëkurën? Midis aleatëve të lëkurës sonë i gjejmë ata të grupit B, A, C, D dhe E.
Le të shohim së bashku se cilat ushqime janë të pasura me to.
VITAMIN A
Vitamina A, është e dobishme për shëndetin e syve, por ka veti të dobishme edhe për lëkurën. Në fakt, ajo stimulon rigjenerimin e qelizave të lëkurës, duke përmirësuar trashësinë e tyre dhe për këtë arsye duke zvogëluar rrudhat, është gjithashtu e dobishme për mbajtjen e lëkurës elastike dhe të hidratuar.
VITAMINA B
Ndër vitaminat për lëkurën, ato të grupit B luajnë një rol themelor në reduktimin e radikaleve të lira.
VITAMINA C
Kush tha që vitamina C është e dobishme vetëm në mbrojtjen ndaj gripit? Është një nga vitaminat më të rëndësishme për lëkurën që përmirëson pamjen e saj, sepse është një antioksidant i fortë, merr pjesë në formimin e kolagjenit, i cili mban lëkurën e tonifikuar.
☀️VITAMINA D
Vitamina D njihet edhe si “vitamina e diellit” sepse sintetizohet në ajër të hapur, kur lëkura i ekspozohet rrezet e diellit.
VITAMINA E
Vitamina E është ka fuqinë më të lartë antioksiduese, i dobishëm në kundërveprimin e tharjes së lëkurës, skuqjes dhe njollave të saj, veçanërisht falë aftësisë së tij për të kufizuar ndikimin e rrezeve ultraviolet.
☎️Për cdo problem me lekuren, konsultohu me mjekun dermatolog italian Corrado Quadrini! Rezervo një takim ne numrin 0682053180 / www.salus.al