Në kuadër të procesit të plotësimit të personelit Spitali Salus kërkon teknik/e laboratori me karakteristikat si më poshtë:

  • Teknikё laboratori me arsimin e lartё universitar (DNP) ne Degёn Laborator Mjekё
  • Diplomё Master Profesional nё kёtё fushё, tё perftuar nё institucione arsimore universitare brenda apo jashtё
  • Te kete eksperience ne pune dhe te kete aftesi te mira bashkepunuese qe te punoje ne grup.
  • Të ketë përvojë pune të paktën 3 vjeçare.
  • Të jetë njohës i gjuhes Italiane.

Procedura e aplikimit:

Kandidatët aplikues, deri në datën 10 tetor  2020, duhet të nisin në adresën elektronike a.hasa@salus.al  dokumentacionin e mëposhtëm:
Kopje të noterizuar të diplomave dhe lejes se ushtrimit te profesionit;

  • Një CV të përditësuar, në gjuhën shqipe në formatin Europass;
  • Një letër interesi për pozicion për të cilin aplikon;

Vetëm personat që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër do të kontaktohen.
Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” I ndryshuar.