Venat varikoze

Venat varikoze janë (variçet) janë zgjerime patologjike të venave.
Ato mund të jenë një shqetësim i vërtetë dhe janë rezultat i disa çrregullimeve si:
trombozë e venave të thella
 inflamacion kronik i enëve të gjakut
deficit i pompes muskulare
obeziteti dhe mungesa e aktivitetit fizik
Simptomat më të shpeshta janë dhimbja ose lodhja e këmbëve, kavilje të fryra, krampe/dhimbje të muskujve, ndjesi pickimi në këmbë, ndryshime të lëkurës si hiperpigmentim/ telangiektasi /ulcerime. Këmbë të fryra, perceptim i vazhdueshem i të ftohtit.
Në këto raste, ndërhyrja kirurgjikale është shumë e rëndësishme për të shmangur pasoja serioze.
Tromboza është inflamacion i mureve të një vene me pasojë mbylljen e saj nga një tromb, që provokon fryrje, enjtje dhe dhimbje në zonën e interesuar. Mund të interesojë vena në brendësi të muskujve dhe në atë rast flitet për tromboze, ose vena në sipërfaqe dhe quhet tromboflebit.