Venat varikoze, trajtini me lazer apo kirurgji ?

‍⚕️Me siguri keni dëgjuar shumë rreth trajtimit të variçeve! E dini cilat janë ndryshimet mes trajtimit me lazer dhe kirurgjisë?

Lazeri është një trajtim më i shpejtë sesa kirurgjia tradicionale. Kirurgjia nga ana tjetër bëhet për të hequr venën kryesore dhe venat e vogla. Kjo është një procedurë e sigurt dhe me rrezik të ulët, zakonisht zgjat 60-90 minuta.

Në një studim nga ”Archives of Dermatology” u morën si kompion 346 meshkuj dhe femra që vuanin nga venat varikoze (variçet). Ata u caktuan në mënyrë të rastësishme për të kryer procedurën kirurgjikale standarde të venave dhe lazerin endovenoz (EVLT).

185 përdorën metodën me lazer dhe 161 kirurgjinë standarte. Rreth 70% në secilin grup ishin gra. Mosha mesatare e tyre ishte 48.

✅Pas dy vitesh, me anë të diagnostikimit imazherik me ultratinguj, pjesa më e madhe e pacientëve që kishin kryer trajtimin me lazer, iu rikthyen venat varikoze ose u rihapën në vendndodhjen e procedurës në krahasim me ata që kishin operacionin tradicional!

‍⚕️✅Prof. Costantino Zingaretti, ekselencë botërore në kirurgjinë e venave varikoze sugjeron kirurgjinë tradicionale në vend të asaj me lazer, për shkak të rezultateve më të qëndrueshme afatgjata.

♻️✅Zgjidh më të mirën për shëndetin tënd! Zgjidhjet e shpejta jo gjithmonë janë të duhurat!

☎️Kontakto departamentin e kirurgjisë për më shumë informacion: 0682053180

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm