Venat Varikoze

ℹ️Tromboza është inflamacion i mureve të një vene me pasojë mbylljen e saj nga një tromb, që provokon fryrje, enjtje dhe dhimbje në zonën e interesuar. Mund të interesojë vena në brendësi të muskujve dhe në atë rast flitet për tromboze, ose vena në sipërfaqe dhe quhet tromboflebit.
✈️Faktorë predispozues janë qëndrimi pa lëvizuar për kohë të gjate si imobilizimi në shtrat nga një semundje, gjatë një udhëtimi në avion, shtatëzania, sëmundjet koagulative të gjakut, patologji tumorale ose post intervente kirurgjikale.
Gjatë periudhës së verës ose në persona të cilët për shkak të profesionit kalojnë shumë orë në këmbë, venat sipërfaqësore fryhen tej mase, gjaku ka vështirësi të qarkullojë dhe formohen më lehtë trombet. Njëherë që vena dëmtohet nga tromboza/tromboflebiti ajo vazhdon të qëndroje e zgjeruar dhe ka probabilitet të formojë përsëri trombe në të ardhmen.
Diagnoza bëhet me një ekzaminim ekografie të thjeshtë që quhet ekokolordopler.
Tromboflebitet e venave siperfaqësore mund të trajtohen fare mirë me intervente mini-kirurgjikale, kurse trombozat e thella kanë nevojë për diagnostikim tempestik, ndjekje të vazhdueshme deri sa të zhbllokohet vena dhe më tej çorape parandaluese.
❗️Për venat shumë të zgjeruara trajtimi i këshilluar është stripping kirurgjikal, me një incizion fare të vogël centimetrik në piegen inguinale dhe në kavilje, kurse metodat e tjera si lazer, skleroterapia, etj funksionojneë vetëm në vena me kaliber minimal milimetrik.
☎️Për tu lidhur me mjekët tanë specialistë në kirurgjinë vaskolare, kontaktoni në 042390500 / 0682053180 / www.salus.al
.
.