❤️Termi valvulopati kardiake i referohet problemeve në funksionimin e valvulave të zemrës. Valvulat e zemrës, te cilat jane katër, mund të preken, por valvulat e aortës dhe mitrale preken më shpesh. Valvulat e zemrës janë struktura elastike, jo kontraktuese, që lejojnë kalimin e gjakut nga një dhomë e zemrës në tjetrën. Një valvul mund të mos funksionojë në dy mënyra: mund të mos hapet siç duhet, (quhet ngushtim ose stenozë) dhe mund të mos mbyllet siç duhet, (quhet pamjaftueshmëri (insufiçensë) dhe të na japë një kthim të gjakut prapa që quhet regurgitim.
Valvulat mund të dëmtohen nga infeksione, trauma, plakja, depozitimi i kripërave, mund të jenë me dëmtime të lindura, etj. Një ndër valvulopatitë më të shpeshta që haset është edhe stenoza mitrale. Vite më parë shkaku themelor i kësaj patologjie ishte sëmundja e etheve reumatizmale, një sëmundje e rrallë në vendet e zhvilluara por së fundmi rrallë edhe tek ne.
Aktualisht, si rezultat i rritjes së jetëgjatësisë, janë shfaqur forma të tjera të valvulopatisë. Më e shpeshta është valvulopatia degjenerative në pacientët e moshuar, e cila konsiston në plakje, forcim dhe kalcifikim të valvulave, gjë që kufizon lëvizshmërinë e tyre dhe ndikon në lëvizjen e tyre.
Diagnoza e një valvulopatie fillon me ekzaminimin klinik të të sëmurit nëpërmjet askultimit kardiak dhe konstatimit të ndonjë zhurme kardiake.
Vlerësimin më të saktë e të gjitha valvulopative na e jep ekokardiograma, një teknikë imazherie që mund të vlerësojë saktësisht se cila valvul është e dëmtuar, dhe cili është shkaku dhe grada e valvulopatisë.
Katër valvulat e zemrës që mund të dëmtohen janë:
❤️Valvula mitrale: ndan atriumin e majtë nga barkushja e majtë.
❤️Valvula aortale: ndan barkushen e majte nga aorta (ena qendrore qe jep furnizimin me gjak)
❤️Valvula pulmonare: ndan barkushen e djathtë nga arteria pulmonare.
❤️Valvula trikuspidale: ndan atriumin e djathtë nga barkushe e djathtë.
Grada e valvulopative klasifikohet në 3 grupe:
❤️E lehtë: dëmtim minimal që nuk kërkon asnjëherë trajtim dhe vetëm ndjekje tek mjeku kardiolog.
❤️E moderuar: Kërkon monitorim më të shpeshtë dhe ndonjëherë sipas gjendjes klinike kërkon trajtim.
❤️E rëndë: Kërkon trajtim kirurgjikal (jo gjithmonë) për sa kohë që përmbushen një seri indikacionesh
➕Departamenti i kardiologjisë në Salus: +355682053180 / www.salus.al
.