Ushqimet që përkeqësojnë shëndetin Gastro-Intestinal

“Simptomat që nuk duhen nënvlerësuar” për polipet e zorres së trashë!
Polipet kolorektale nuk kanë simptoma specifike. Ata mund të rriten ne mënyrë graduale me kalimin e viteve dhe japin simptoma për praninë e tyre kur zhvillohen në madhësi të konsiderueshme.
➡️Kjo është arsyeja pse rekomandohet një kolonoskopi mbi moshën 50 vjeç: në fakt, ekzaminimi endoskopik është ekzaminimi i vetëm i aftë për të identifikuar dhe hequr polipet kolorektal. Është një ekzaminim që me ndihmën e anestezisë kryhet pa shqetësim për pacientin.

➡️Simptomat janë shumë të dukshme, sepse ato kryesisht përbëhen nga dhimbje që prekin pjesën e poshtme të barkut. Zorrët mund të jenë kapsllëk, diarre ose të përzier, d.m.th duke alternuar midis kapsllëkut dhe diarresë.

✅Është shumë e rëndësishme të jesh i vëmendshëm edhe ndaj ushqimit, si dhe të shmangësh të gjitha shkaqet që lidhen me një origjinë psikosomatike.

Ushqimet për të shmangur ose konsumuar me sasi te kufizuar nëse keni zorrë të irritueshme jane:

Piperi
Specat djegës dhe ushqimet pikante
Alkooli
Kafena
Pijet e gazuara
Nënproduktet e grurit
Gluteni
Qumështi
Sorbitoli
Disa lloje të frutave (të tilla si mango, dardhat, kajsitë, hurmat, fiqtë etj.)
Çokollatat
Disa perime (të tilla si çikore, qepët, asparag, kopër, speca, bishtajore etj.)
Ushqimet e skuqura

☎️Nëse keni shqetësime me traktin gastro-intestinal kontaktoni me departamentin e Gastroenterologjisë në Salus në numrin 0682053180 / www.salus.al

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm