Urtikaria

Urtikaria është një grup heterogjen sëmundjesh.Të gjitha tipet dhe nëntipet e urtikaries kanë një lloj reaksioni te perbashket specifik në lëkurë, si shfaqja e lezioneve urtikariale në lëkurë dhe/ose angioedemë.

Urtikaria karakterizohet nga shfaqja e beftë e papulave dhe/ose angioedemës.
Një element urtikarial konsiston në tre veçori tipike:
1. Një edemë qëndrore me madhësi të ndryshme, pothuaj gjithnjë të rrethuar nga një eritemë reflektore
2. Prurit shoqërues ose në disa raste ndjesi djegieje
3. Natyrë fluturuese me lëkurë e cila kthehet në pamjen e saj normale zakonisht brenda 1-24 orëve

Angioedema karakterizohet nga:
1. Një edemë të papritur të theksuar të shtresës së poshtme të dermës dhe subcutis
2. Në disa raste dhimbje më tepër se prurit
3. Prekje e shpeshtë nën membranën mukoze
4. Rezolucioni është më i ngadaltë se për elementet urtikariale dhe mund të zgjasë deri në 72 orë