Urtikaria në lëkurë, çfarë është?

👩‍⚕️Urtikaria është një grup heterogjen sëmundjesh.Të gjitha tipet dhe nëntipet e urtikaries kanë një lloj reaksioni te perbashket specifik në lëkurë, si shfaqja e lezioneve urtikariale në lëkurë dhe/ose angioedemë.

👉Urtikaria karakterizohet nga shfaqja e beftë e papulave dhe/ose angioedemës.

👉Një element urtikarial konsiston në tre veçori tipike:
1. Një edemë qëndrore me madhësi të ndryshme, pothuaj gjithnjë të rrethuar nga një eritemë reflektore
2. Prurit shoqërues ose në disa raste ndjesi djegieje
3. Natyrë fluturuese me lëkurë e cila kthehet në pamjen e saj normale zakonisht brenda 1-24 orëve

▶️Angioedema karakterizohet nga:
1. Një edemë të papritur të theksuar të shtresës së poshtme të dermës dhe subcutis
2. Në disa raste dhimbje më tepër se prurit
3. Prekje e shpeshtë nën membranën mukoze
4. Rezolucioni është më i ngadaltë se për elementet urtikariale dhe mund të zgjasë deri në 72 orë

➕Departamenti i Dermatologjisë i përbërë nga mjekë italianë si Dr. Andrea Artigiani dhe Dr. Corrado Quadrini presin pacientët që vuajnë nga patologjitë e lëkurës.

TË TJERA

Gastroskopia në Salus

👨‍⚕️🏥Gastroskopia është një ekzaminim ku mjeku specialist shikon në brendësi të traktit të sipërm tretës. Me anë të kësaj procedure ekzaminohet ezofagu, stomaku dhe duodeni

Lexo më shumë »